Dalin pamjet e makinave superluksoze të sektuestuara në 3 javë aksion! OFL i dërgon formularin 2 të dënuarve të tjerë!(VIDEO)

20 Shkurt 2020, 13:05| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 18:17

  • Share

TIRANE-  Operacioni "Forca e Ligjit" i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për vepra të ndryshme penale. Fomulari i është dërguar: A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ora 13:31
Dalin pamjet, këto janë makinat superluksoze të sekuestruara nga OFL

Policia e Shtetit ka publikuar për herë të parë pamje nga makinat superluksoze të sekuestuara nga Operacioni Forca e Ligjit. Ata u sekuetsruan nga oparacioni i Policisë së Shtetit të shtrirë në të gjithë qytetet e vendit sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”.

Ky aksion i ndërmarrë nga Policia e Shtetit u bë në një kohë kur OFL ka lëshuar formularë auto-deklarimi dhe ka sekuestruar pasuritë e disa prej personave të skeduar apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale.

1582200307_makinaofl.jpg

Komento

Komente

  • Kledi: 20/02/2020 15:57

    Te gjitha keto makina duhet te vishen menjeher me ngjyrat e policise se shtetit pa.vendime gjykatash.Cdokush e di si jan ble kto makina dhe menjehere ti kalojne ne perdorim forcave speciale.

    Përgjigju
  • tironci: 20/02/2020 14:18

    Po pse i sekiestroni o shtet i ndyre? a jeni ju qe i keni pre dogane kur kan hyre keto mjete? a jeni ju qe i merni taksa cdo vit ? apo tashti u kujtut yyyyttt race e poshte kthyt 1945 kur vinin halet e i merni shpite pronarve te medhenj per tju a dhone morracakve qe do vishin ne tirone

    Përgjigju
    • tironci tjeter: 20/02/2020 16:21

      o ti qe sha tironcit,shif vetem ne pasqyr e shif tironcit,se as jastik nuk keni pas.kur njifshit naj nji nga tirona ja tregoshit me mburrje njerzve te fshatit ku ishit.edhe akoma vini e boni fotografi te sheshi e plaza qe esht bo tani,mgjs kjo sdo te thot gjo,nuk jemi turq po jemi shqiptar myslimon,edhe mer informacion ca do te thot kjo gjo

    • Budallai i Tironcve: 20/02/2020 15:38

      Po o budalla po, leket e doganes dhe taksat ja ka dhene motra jote dhe jo droga, vrasja dhe prostitucioni. Ku e di ti more gjytyrym 1945. Nje pus, nje carac dhe nga nje budall kishit dhe keni ne shtepi. Pisanos me poture e dimiq mbetet tere jeten o turqit e shqiperise. Keto makina te blinduara te vihen urgjentisht ne sherbim te organeve ligjzbatuese, keshtu shteti nuk shpenzon para per ato dhe i con ne drejtimin e ndihmes sociale. Ti Tironc vazhdo puno me droge dhe vrasje se ne fund as pus dhe carac nuk do kesh.

  • Eri: 20/02/2020 13:42

    Po nga tepelena kur do vi ofl apo e kan harruar

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/02/2020 13:35

    O injorant shtet mos nxir te njejtin person gjithnje edhe pse eshte i maskuar. Cdo here qe doni te dilni me deklarata personi qe i ben te jete tjeter. Cdo here ndryshe.. vetem keshtu minjte nuk mund ti diktojne e tu bejne keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?