Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë katër emrave të tjerë të njohur të drejtësisë, njëri prej të cilëve rast i freskët. Saimir Gjepali është i pari, i cili sipas OFL-së është i dënuar për trafik droge në bashkëpunim. Ai akuzohet si pjesë e grupit të Avdylajve të Shijakut, pjesë e dosjes 339. Tre ditë më parë, gjykata e Durrësit i ndryshoi masën e sigurisë nga burg në detyrim paraqitje, pavarësisht edhe faktit se ishte pjesë e revoltës dhe kundërshtimit me dhunë të policisë në 21 maj, e cila gjeti në qeli një celular.
Erogen Brajoviç banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi. Erogen Brajoviç ka qenë pjesë e grupit të Safet Rustemit (Bajrit). Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.
Erogen Brajoviç
Denis Brajoviç, edhe ky dyshohet si pjesë e grupit "Bajri". Ai është nën hetim për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Alket Hatija banues në Durrës, i njohur si "Zot i Drogës" ka qenë i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.