Lulzim Berisha

OFL ia bllokoi/ GJKKO i kthen makinën e blinduar Lul Berishës, ka dokumente të rregullta

23 Tetor 2020, 09:48| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 13:44

  • Share

GJKKO i kthen makinën e blinduar ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, që i ishte bllokuar nga OFL gjatë aksionit për verifikim të pasurisë. Makina i është kthyer Berishës, pasi ajo rezulton të jetë me dokumenta të rregullta. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati i Lul Berishës, Detar Hysi.

Gjatë aksionit të OFL në "sitë" kanë kaluar 21 prona të Lulzim Berishës, 4 prej të cilave të sekuestruara në procese të tjera gjyqësore. Nga lista e pronave që OFL ka zbuluar se pas tyre mund të kenë Lulzim Berishën edhe pse të regjistruara zyrtarisht janë në emra të personave të tjerë, dy janë pallate në zonën mjaft të preferuar bregdetare të Qerretit në Durrës, konsideruar "parajsa bregdetare e të pasurve", sipërfaqe të mëdha tokash, trualli, arash e ullishtesh, disa në emër të Lulzim Berishës, një pjesë e konsiderueshme në emër të motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmve të tjerë.

Mes tyre ishte edhe automjeti tip BMW  i blinduar të vitit të prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, për të cilat gjithashtu kërkohet sekuestro.

Veprimet e Operacionit Forca e Ligjit kanë ardhur pas një sërë verifikimesh që kjo strukturë ka kryer edhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese. Dhe informacioni mjaft interesant që OFL ka zbuluar është se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerrretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi, A.Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 23/10/2020 14:57

    I duhet makina e blinduar per te levizur e per te vjedhur votat e zgjedhjeve 2021 duhet me e kuptuar gjykatesit

    Përgjigju
  • Ben: 23/10/2020 14:29

    Anita Mici ne apel e ka liru Lulin dhe per ket gjo e kaloi vetingun. Kto te krimeve te renda i lirun mjetin. Merrni cantat me ik nga ky ven

    Përgjigju
  • Durrsaku: 23/10/2020 14:05

    Ky ka vra gjysen e Durrsit, ka qen n banden e Spitalles me vellezerit Koka, Klod Saliun, Taullaun, Doklen & co. E vran Klodin dhe moren kontrollin vet, vellezerit Koka Nari me Terin u bon biznesmena ne publik. Ky qe sduhet ta kishte pa mo driten e djellit sot bredh i lire dhe shteti i kthen dhe makinen e blindume. Ky edhe kur ishte mren nga e Premtja deri t Djelen shkonte n shpi a thu se ishte ne konvikt, e me thoni ju mu a e ha njeri perrallen se do bohet mo ky ven.

    Përgjigju
    • Durrsaku 1-sh: 23/10/2020 14:27

      Mqns paske kaq shum info ti perse nuk shkon te besh kallzim te SPAK por shkruan ketu si historian i Durrsit qe i di te gjitha. Ktheu te kafazi jot ene rri aty we tr kesh mundesin te fantazosh prap. Ku i dihet ene mund ti fitoni zgjedhjet

  • Durresi: 23/10/2020 12:56

    Vetem per moral duhet te mos e kishin bere kete gjete keta palo gjyqtare te GJKO ka kryer vrasje pa fund, trafik droge dhe gjoba. Perse duhet t'ja linit makinen. Sikur duhet leje e posacme per te mbajtur makine te blinduar apo skagje?

    Përgjigju
  • Lopa: 23/10/2020 12:02

    Ç’ësht ky skandal!!!??? O zot sikur të isha lopë dhe do haja bar dhe këto lajme t’lliqura nuk do dëgjoja. Turp!

    Përgjigju
  • cakoli: 23/10/2020 11:45

    Shqiperia duhet te mesoje te ec vetem sipas ligjit. Po sikur te gjitha pasurite ti kete vene me para te pista, ndersa makinen e ka blere me para te pastra? OFL eshte diktature. Duhet gjykata te vendos sekuestro dhe jo nje grup policor i cili vete mund te hidhet ne gjyq dhe ta humbas. Nuk kam respekt per Berishen, por mesohuni o njerez te ecni vetem sipas ligjit. Nuk zhvillohet vendi duke veprua me hamendje sipas mendimeve te disa drejtuesve. Cdo gje duhet te vertetohet ne gjykate. Sikur nje te pafajshmi ti behet padrejtesi, kaq mjafton per ta zhvleresuar veprimin qe ben.

    Përgjigju
  • Krimineli: 23/10/2020 11:34

    Perseri do behet si them une..kam pushtetarin e politikes dhe gjyqtarin me vete.. Jo ShBA dhe Be te vijne te zotohen qe do na shkaterrojne..po vete Jehovai te zbres..une heroine do shes..lek do vjedh me fondet e femra do jetoj. Ju. Mbani mendjen tek Drejtesia

    Përgjigju
  • Turi: 23/10/2020 10:55

    Spaku me duket se po meret me ata qe vjedhin energji elektrike se jame shume te rrezikshem kurse ky eshte qytetar nderi

    Përgjigju
  • Ariu: 23/10/2020 09:56

    Bëheni kryetar bashkisë tani...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?