Operacioni Forca e Ligjit u dërgon formularin 4 personave nga Korça, të dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Vjedhja me dhunë" për të justifikuar burimin e pasurisë së tyre.
Report tv mëson se të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë e tyre janë:
lir Hamzallari, banues në Korçë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Arshim Pilinçi dhe Orlind Pilinçi (vëllezër), banues në Korçë, të dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Marjus Lako, banues në Korçë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
4 të dënuarit brenda 48 orëve duhet t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve drejtuar nga OFL.