Foto ilustruese

OFL ndalet në Tiranë, në 'grep' 6 të dënuar për trafik droge dhe vjedhje me armë

11 Nëntor 2020, 14:41| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 14:43

  • Share

OFL është ndalur sot në Tiranë ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 6 të dënuarve për vjedhja me armë, kultivim dhe trafikim bimësh narkotike.

Në shënjestër të OFL janë Redi Gora (Kromidha), Florjan Hasa, Ylli Hakballa, Altin Hoxha, Artur Konja, Rinaldo Xhemo (Filaj).

Redi Gora (Kromidha ) banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Florjan Hasa banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";

Ylli Hakballa banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale  "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Hoxha  banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Artur Konja  banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Rinaldo Xhemo (Filaj) banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si persona, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?