Foto ilustruese

OFL kalon në 'sitë' pasurinë e 4 vrasësve (Emrat)

14 Tetor 2020, 14:30| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 16:10

  • Share

Besnik Lamçe, Qemal Kaci, Ermal Lila dhe Vehap Shehu kanë rënë ditën e sotme në 'sitën' e OFL-së, e cila u ka dërguar formularin për të justifikuar pasurinë e tyre. Të 4 personat janë dënuar për vrasje dhe vjedhje. Ermal Lila akuzohet për vrasjen e funksionarëve publikë. Ata kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin.

OFL u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë:

Besnik Lamçes, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”;

Qemal Kacit, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ermal Lilës, banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);

Vehap Shehu, banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?