OFL në Berat/ Miku i Mediut, bos i drogës e prostitucionit në Itali të justifikojë pasurinë! Basha i kandidoi vëllanë kryebashkiak

18 Shkurt 2020, 13:01| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 18:22

  • Share

TIRANË - Operacioni "Forca e Ligjit" u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një autodeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre. Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Gazmend Mahumtaj është një emër i njohur për drejtësinë, njihet si i rrezikshmi i Beratit, i dënuar në Itali për trafik të drogës dhe prostitucion me 25 vite burg.

Por ngjarja më e bujshme rreth emrit të tij është ajo e 18 nëntorit 1998 kur me një emër të rremë (Raqi Gjoni), edhe pse kërkohej nga Italia, mundi të shkojë deri në aeroportin ”Malpensa” në Milano në një avion tranzit ku udhëtonin për Strasburg një grup parlamentarsh shqiptarë në një konferencë për krimin e organizuar. Mes tyre ishte edhe Fatmir Mediu, mik i Gazmend Mahmutajt, pasi vëllai i tij, Kasem Mahmutaj, ka qenë kryetar i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008. Por jo vetëm kaq! Vëllain e trafikantit, Partia Demokratike e kandidoi për kryebashkiak të Beratit në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2015. Për akuzat e ngritura nga drejtësia italiane se Mediu favorizoi të kërkuarin Gazmend Mahmutaj, kreu i Partisë Republikane fitoi pafajësi në Gjykatën e Lartë italiane, edhe pse në vitin 2000 Apeli e dënoi me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”. Ndërkohë, i zbuluar nga shenjat e gishtërinjve, Mahmutaj u arrestua nga policia italiane, por nuk dihet nëse ai ka kryer ndonjë dënim në burg, pasi aktualisht ai lëviz lirshëm në qytetin e Beratit ku ka edhe biznese në fushën e transportit të udhëtarëve. Sipas mediave italiane, Gazmend Mahmutaj kishte tetë identetitete të ndryshme, cilësohej kreu i orgarnizatës kriminale të drogës e prostitucionit me persona kryesisht nga Berati, dhe njihej si "Gazi".

Ndërkohë që Edison Çobo është po ashtu një emër i njohur për drejtësinë. Sipas OLF-së ai është dënuar në Itali për trafik droge, por ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare. Në 2013 ka qenë akuzuar për grabitjen e një biznesmeni, ndërsa në 2018 është arrestuar me një urdhër gjykate të 2017 për trafik droge në bashkëpunim dhe aktualisht ndodhet në burgun 313 ku vijon procesin gjyqësor. Edison Çobo është vëllai i ish-Presidentit të Tomorit të Beratit Ardian Çobo, që u vra në vitin 2000 në Tiranë në një lokal pas stadiumit 'Selman Stërmasi'. 

Ora 18:33
'Jeta e familjarëve të tu, vlen sa një fishek', në 2017 Gazment Mahmutaj dhunoi dhe kërcënoi kreun e LSI-së në Berat

1582047349_ofl.jpg

Gazmend Mahumtaj, të cilit OFL i dërgoi sot formularin e deklarimit të pasurisë, është akuzuar në vitin 2017 se ka dhunuar dhe kërcënuar kreun e LSI-së në fshatin Gjoroven të Beratit Krenar Shehu. Vetë ky i fundit asokohe bëri një denoncim në polici duke rrëfyer se autorët i kanë vënë pistoletën tek koka dhe e kanë kërcënuar me jetë dhe familjen. Ai tha se dhunesit i kishin thënë se jeta e familjarëve të tij vlen sa një fishek. “Më kanë dalë përpara në lagjen Uznovë 3 kriminelët më famëkeq të Beratit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar me 25 vjet burg për prostitucion dhe trafik droge, Gramoz Toto i dënuar me 18 vjet për prostitucion dhe Ramazan Toto i dënuar me 18 vjet. Ditën për diell më kanë ndaluar me forcë, të shoqëruar nga shumë persona të tjerë dhe të armatosur me automatik dhe pistoleta më kanë shkatërruar makinën. Më nxorën me forcë nga makina dhe më kërcënuan se do të vrasim dhe zhdukin mua dhe familjen nëse në njësinë Velabisht, LSI del forcë e parë. Më ka goditur Gazment Mahmutaj dhe më tha se nga ky moment s’duhet të bëja asnjë lëvizje për LSI-në. Iu thashe se i kam miq kandidatët e LSI-së dhe se do vazhdoja t’i ndihmoja. Më pas Gramoz Toto ka drejtuar pistoletën duke më bërë presion dhe ma ka vënë në kokë. Më tha se jeta jote dhe e familjarëve të tu vlen vetëm një fishek", u shpreh Shehu asokohe.

Mahumtaj është një emër i njohur për drejtësinë, njihet si i rrezikshmi i Beratit, i dënuar në Itali për trafik të drogës dhe prostitucion me 25 vite burg.  I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Ora 13:15
Mahmutaj, mik i Mediut! Bosi i drogës i kërkuar nga Italia 'kamufluar' në avion me deputetët...Basha i kandidoi vëllanë kryebashkiak, Berisha ia bëri drejtor

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali me 25 vite në total I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni). Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu për Shqiptarja.com deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë që shkonin për në Parlamentin Europian në një konferencë për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane,  ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, - Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg. Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.

Ndërkohë, i zbuluar nga shenjat e gishtërinjve, Mahmutaj u arrestua nga policia italiane dhe u dënua me 10 vjet burg. Sipas mediave italiane, ai kishte tetë identetitete të ndryshme, dhe cilësohej kreu i orgarnizatës kriminale me persona kryesisht nga Berati, dhe njihej si "Gazi".

Basha kandidoi per kryebashkiak vellain e trafikantit

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 u kandidua nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008, në kohën e qeverisë Berisha.

Mahmutaj me kompani udhetimi ne Berat

Nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Gazmend Mahmutaj, prej vitit 2014 është 100% aksionet në një kompani  udhëtimesh A.P Transport me kapital fillestar 1 milionë lekë.  Ndërkohë, prej vitit 2016, rezulton të jetë administratorë i një kompanie (P.T.E BR) për instalime, punime dhe tregti të pajisjeve elektrike me 50% të aksioneve.

Ora 13:13
OFL-ja i vihet pas vëllait të ish-Presidentit të Tomorit që u vra, grabiti mikun biznesmen, i dënuar për drogë


Edison Çobo 48-vjeç nga Berati është personi i dytë që Operacioni Forca e Ligjit njoftoi sot se i ka dërguar formularin për të justifikuar pasurinë, pasi në të kundërt do të sekuestrohet. Çobo i dënuar në Itali për trafik droge është një emër i njohur shumë edhe për drejtësinë shqiptare, teksa në 2018 është arrestuar.

Në datë 24 mars të vitit 2018 ai u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim më datë 25.09.2017 për prodhim dhe shitje droge në bashkëpunim. Në 13 korrik të vitit 2013 Çobo së bashku me tre persona të tjerë u akuzuan se grabitën shtëpinë e biznesmenit Edmond Piti nga Ura Vajgurore. Ata hynë me forcë në shtëpinë e biznesmenit dhe e detyruan t'u jepte 20 milionë lekë të reja.

Edmond Piti, pronar i një pike karburanti ishte i njohuri i tij. Çobo momentalisht ndodhet në burgun 313 në Tiranë ku së bashku me Klaudio Hasajn, Iliro Harunin, Skender Vrenozin, Gentian Vrenozin, Ervis Vrenozin, Spartak Cerajn dhe Renato Agalliun, po gjykohen për akuzën e "Trafikimit të narkotikëve", në bashkëpunimin, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit".

Edison Çobo është vëllai i Ardian Çobos, ish-president i klubit të futbollit të Tomorit të Beratit që u ekzekutua nga Adlin Goxha në vitin 2000 në një lokal afër stadiumit “Selman Stërmasi”, pak çaste pasi kishte përfunduar ndeshja Partizani-Tomori. Tashmë Edison Çobo duhet të përballet me drejtësinë sërish për të justifikuar pasurinë që ka vendosur në vite dhe që dyshohet se është bërë me aktivitet të paligjshëm të trafikut të drogës.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sylejmën: 19/02/2020 09:49

    Mehdi Ali Bismilahi Mehmet Fiqri Idajet Kudret Begjet Mehdiu

    Përgjigju
  • Nini: 18/02/2020 21:38

    Mullah fatmuti Fatmut mediu

    Përgjigju
  • Bardhi: 18/02/2020 19:21

    Miku i Mediut, Gaz gangesteri. Sh.mire OFL. Kunati Mediut mik i Rames. Ca do beje FLO per kete?

    Përgjigju
    • Bardhi: 18/02/2020 21:36

      Po pra nuk e dime clidhje kane, por pa te nuk jane. Keto shef ligji gjasme, te aferm, lidhje familjare etj.

    • Taulant: 18/02/2020 20:25

      Cilen pjese nuk kuptoni mf? Fatmir Mediu eshte denuar ne Itali per shkak se ka i ka mundesuar kalimin e kufirit ketij kriminelit me siper duke i ndryshuar identitetin dhe futur ne listen e delegacionit te partise. Nuk po e akuzon kush qe ka dal foto sic ben Fronti i Partise Demokratike, apo kane pire kafe, por qe Mediu ka bere nje krim dhe eshte denuar per te. C'lidhje ka kunati, motra e femijet e tezes nese jane ne te drejten e tyre?

    • Çelepias: 18/02/2020 19:37

      Po Blendi Klosi?!

  • xXx: 18/02/2020 19:15

    30 vjet qelbesirllek kudo, 30 mutëri minjsh qe degjeneruan vendin, nga politikane plera funderrina e deri te kriminele ordinere pabuksa! 30 vjet krimi mori dhene duke kalbure Shqiperine! 30 vjet femijet e spiuneve kaptere te ish sigurimit dhe minj te tjerë rrugesh kalben vendin. Eshte shume e veshtire tani te ckalbete e te pastrohete, shume shume e veshtire

    Përgjigju
  • ilir: 18/02/2020 17:50

    deri me sot spo shoh emra realisht te krimit te organizuar por thjeshte rrugecer qe kane bere pasuri me brryla e presione dhe sigurisht injorancen qe eshte miku me i mire i tyre ne jeten e perditshme .Kur te filloni me ndonje politikan atehere flasim se ka sa te duash majtas dhe djathtas ,keni bythe shkoni tek Luli tek likja tek rama dhe thuajuni nxrrni faturat e investimeve qe keni bere per cdo prone qe kane pastaj flasim ,se krimi qe ju po kapni sot e ka fuqine nga politika nese iken koka alrt bie dhe krimi pasi ska me mbeshtetje .....po kjo sju intereson juve sigurisht se ne fakt as qe e keni ne plan per ta bere

    Përgjigju
  • Endri: 18/02/2020 15:36

    Rama tha ne emision kam mik Vangjush Dakon qe eshte akuzuar per korrupsion nga USA,apo ska problem?!

    Përgjigju
  • Meidut duhet TI vishet Fustani i Dsshurise..: 18/02/2020 15:22

    Umagjinojeni Medium,,me Fustan..sa i shkon,,vetem Takat duhet tja ngrijje pake,,te kapi Sapunin..legeni Politikane..Gerdeci...dhe shume krime ,,qe seshpejti do ti paguaj..

    Përgjigju
  • Llogara: 18/02/2020 14:23

    Po Fatmir Babales kur do ja dergoje OFL formularin ne shtepi se i vellai eshte denuar ne Italy per trafik kokaine, apo ai nuk quhet se eshte ish hetues depytet i Ripjelljes, e per te vellane smban pergjegjesi ndersa Fatmir mediu e PD qe kandiduan Mahmutaj ne Berat kane pergjegjesi. Yyyyy rrace komunistash te qelbur

    Përgjigju
  • lol: 18/02/2020 14:08

    PO PASURIN E ILIRIT

    Përgjigju
    • Bobi: 18/02/2020 18:28

      @Kuriozi, ai quhet Ilir Shaqiri. E shoqja e ka Monika Levinski.

    • Erik: 18/02/2020 17:02

      @Kuriozi. E ka emrin Ilir Metaj. Nuk eshte brenda nga Berati, por i qarkut Berat.

    • Kuriozi: 18/02/2020 16:00

      Kush ilir? Kush eshte tjeter aty ne berat?

  • Miku nga cifliku: 18/02/2020 13:33

    Po keta jan peshq te vegjel ne krasim shokve te vet qe komandojn ne berat. Apo meqe jan me firma ndertimi, koncesion Terminali dhe tender pastrimi sot sjan me kriminela po bisnesmen te suksesshëm?

    Përgjigju
    • Bringurmom: 18/02/2020 20:14

      Bring o pi... po ti e ben kaken ne brek vetem kur i degjon emrin o pederast po o ka lek aglini o ska asnje aty se te gjithve ju ka mare lek neper evrope.Kush e coi adrin per lesh dhe kush spo ben burg o kurve?Ik e mos fol per zonat qe si njef aratafsh meteor.

    • Bring: 18/02/2020 20:04

      Iko rot k te qifsha ty e aglinin sot ke njerez me miliona ero ti na trego aglini

    • Kuriozi: 18/02/2020 19:48

      Kush eshte aglini? Nga eshte KY? Ky komandon ne berat?

    • Lapardha2: 18/02/2020 19:23

      Moku eshte si Olti nga vakefi shoku Lapardha1 po deshe te dish nga kush dhihet ne breke gjithe berati e shume gango neper shqiperi hyr me ndonje kafe edhe thuaj po vjen Aglini....Shife pastaj si e bejne qinçin zero me vrap te ter.

    • Kuriozi e pra: 18/02/2020 17:10

      Po kush eshte pra I forti i beratit? Kush komandon aty ne berat. KY mahmutaj dhe familja cobo apo kush tjeter?

    • Niu: 18/02/2020 17:01

      Ikni ore budallenj tribalë qe kometoni sikur jetoni në Epoken e Gurit. U pshurrsha te fortit! I F O R T I eshte REPUBLIKA! Te ngrihet Enveri te beje zap gjith minjte sic i beri për 50 vjet! Ju doni te gjithe bab Enverin!

    • Lapardha 1: 18/02/2020 15:19

      O Shoku nga vakefi, po eshte Moku pa jane gjith te tjeret!

    • Kuriozi: 18/02/2020 14:45

      Pse kush komandon sot ne berat? Kush eshte I pari beratit sot per sot? E dija qe ky mahmutaj dhe familja cobo ishin nga te fortet e beratit dhe komandonin keta

    • Vakefi: 18/02/2020 13:58

      Kush esht peshk i vogel gazi?Do jesh nga poliçani ti qe sdike gjerat si duhet.Edisoni po qe eshte ... po gazi eshte tjeter gje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?