OFL 'piketon' Kukësin, Dibrën dhe Beratin, i kërkon justifikim pasurie 6 të dënuarve për vrasje, vjedhje e trafik armësh

25 Nëntor 2020, 15:25| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:41

  • Share

Në një kohë që OFL-së po i mbaron afati 1-vjeçar, vijojnë dërgimi i formularëve për personat e dënuar për vepra të ndryshme penale, ku ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë gjashtë subjekteve në Dibër, Kukës dhe Berat.

OFL i ka dërguar sot formularin Astrit Dedjas, Xhevahir Potjas, Ilir Tushajt, Lulzim Tushajt, Amarildo Çobos dhe Aleksandër Kuqo, të dënuar për vjedhje me armë, trafik armëshm vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni.

6 personat të cilëve OFL i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, përgjigjet e të cilëve i dërgohen SPAK-ut për hetim.

Amarildo Çobo, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë. 31-vjeçari u arrestua në Kakavijë në prill 2016, duke tentuar të kalonte një kallashnikov drejt Greqisë.

Aleksandër Kuqo, banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer  në bashkëpunim. Kuqo, një prej 'të fortëve' të Beratit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për vrasje me paramendim dhe shfrytëzim prostitucioni, dënim ky i konvertuar nga Gjykata e Fierit me 21 vite burg. 

Astrit Dedja, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?