Bajram Boci

OFL 'shënjestron' 2 të 'fortë', njëri i dënuar me burg përjetë për ekzekutimin e ish-efektivit të RENEA-s, tjetri për vrasjen në '97 të Astrit Alisë

4 Nëntor 2020, 12:34| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 12:37

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit, ka vënë në "shënjestër" dy të dënuar për vrajde dhe organizatë kriminale. Bëhet fjalë për Përparim Muhametin dhe Barjam Bocin.

Barjam Boci banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Boçi është dënuar me burg përjetë pasi bën pjesë në grupin e zjarrit që vranë me armë zjarri ish-efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur në Lazarat në vitin 2014.

Përparim Muhameti banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Muahmeti ka vrarë në vitin 1997 Astrit Alinë në Rrogozhinë

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • donia: 04/11/2020 13:56

    shere i ke kto spinella me?futi me mren po pe ka 20-30 vjec me maqina tmira e mos pyt hic!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?