OFL u çon formularin anëtarit të bandës së Beratit që vrau majorin dhe lazaratasit të ekstraduar në 2015

15 Qershor 2020, 11:11| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 16:33

  • Share

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë tre emrat të njohur për drejtësinë në Kuçovë, Berat dhe Gjirokastër.

Mario Selamaj banues në Kuçovë është i dënuar nga gjykata e Beratit për kanabis. Në vitin 2015 ai u kap me 4 persona të tjerë me 20 kg marijuanë dhe 17 mijë €.

Kastriot Jaupi është emri i dytë, nga Berati i dënuar për vrasje me paramendim veprën për shkak të cilësive të veçanta. Në vitin 2008 ai u ekstradua nga Spanja për të vuajtur dënimin përjetë për vrasjen e majorit të policisë, Ilir Ngresi në vitin  2000.  Më datë 12 nëntor 1997, Kastriot Jaupit i vritet i vëllai, i quajtur Ilir Jaupi gjatë një kundërveprimi me armë ndaj forcave të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur Guri i Bardhë në Berat. Nga ky moment Kastriot Jaupi tentoi disa herë të qëllonte mbi krerët e policisë së Beratit, të cilët i bënte përgjegjës për vdekjen e të vëllait. Vepronte vetë, por pothuaj gjithmonë përdorte edhe Dritan (Shyahip) Zhukën. Kastriot Jaupi dhe Dritan Zhuka kanë tentuar disa herë  të godasin efektivët e lartë të policisë së asaj kohe. Viktima e vetme do të ishte Major Ilir Ngresi.  Pas datës 28 qershor 1999 Kastriot Jaupi ishte një qytetar i lirë. Edhe pse i dyshuar si autor i një sërë vrasjesh, ndaj tij kishte vetëm një çështje penale në proces gjyqësor.  Akuzohej për vrasjen e një fqinji të tij të quajtur Ilia Stasa si dhe për plagosjen e vajzës së tij Evis, ngjarje e ndodhur më 16 mars 1997.

Jaupi akuzohet si pjesëtar i bandës kriminale të Beratit.

Emri i tretë është Qerim Rabaj i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Qerim Rabaj nga Lazarati u ekstradua në vitin 2015 nga Milano në Shqipëri për të vuajtur dënimin për kultivim dhe tregtim të lëndës narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fakti: 15/06/2020 13:08

    Per Kastriot Jaupin i keni faktet gabim si gjithmone me rrenat e policise se shtetit.Majori qe e beni hero i vrau vellane te plagosur brenda ne ambulance kastriot jaupit vellai quhej ilir jaupi.Edhe meqe atehere dhe akoma edhe sot e kesaj dite ska as shtet as polici po nje tufe kriminelash me pushtet detyrohen njerezit te bejne vetgjyqesi si ky kastrioti qe vrau majorin kriminel.Kjo nuk shfajeson krimin ne asnje rast por jepni fakte te verteta jo rrena.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?