OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje, armë pa leje dhe drogë

2 Mars 2020, 13:20| Përditesimi: 2 Mars 2020, 13:56

  • Share

TIRANE - Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifkojnë pasurinë duke dorëzuar formularët e vetëdaklarimit dy personave të dënuar për vrasje, Aurel Hoxhallarit dhe Elidon Kotorrit. 

Sipas zëdhënëses së OFL-së, A.H, banues në Tiranë, është i dënuar për veprat penale "Vrasja me paramendim, në bashkëpunim", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ndërsa, E.K, banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. 

 

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?