Në sitën e OFL-së 'ushtari' i Ervis Martinajt dhe bashkëpunëtori i klanit 'Duka' (SKEDA)

3 Mars 2020, 13:20| Përditesimi: 3 Mars 2020, 17:53

  • Share

TIRANË - Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularët Eljon Hatos dhe Ilir Selmanin, të dy të dënuar për vrasje e për vepra të tjera penale.

Sipas OFL-së, Eljon Hato, banues në Lezhë, është i dënuar për veprat penale "Vrasja me dashje", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje" ndërsa Ilir Selmani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. 

 

Ora 13:40
Mblodhi bishtat e cigareve...Në sitën e OFL-së edhe bashkëpunëtori i klanit Duka, në kërkim për vrasjen e Malkos

1583239253_ilirselamni.jpg

Ilir Selmani është në kërkim me masë arresti me burg dhënë në mungesë si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko në gusht 2019.

Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave. Blendi Teta është kthyer në dëshmitarin kryesor pasi ka zbërthyer pjesë të rëndësishme të grupit që organizoi vrasjen e Santiago Malkos. Ilir Selmani është pjesë e klanit Duka, të Leonard Dukës, që dyshohet se fshihet pas vrasjes.

Sipas OFL-së, që sot i kërkoi të deklarojë pasurinë, Ilir Selmani është i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ora 13:27
Vrau moshtarin, porositi vrasjen e mjekut në Shkodër dhe i plagosur tek ngjarja në ish-bllok...Kush është 'ushtari' i Ervis Martinajt

1583238847_eltjonhato.jpg

Elton Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar "ushtari" i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" ku u vra Fabiol Gaxha.

Hato, që sot OFL i kërkon të justifikojë pasurinë është me precedentë penalë. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. 

Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014
Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Hyllit. 

Por vetëm një vit më pas, në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë. 

Çfarë e shtyu Eljon Haton të paguante për kokën e mjekut? 
Në 2015-ën, djali i doktorit Agron Terrolli, kishte plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale e ka kryer në burgun e Shën Kollit, ku qëndronte për të vuajtur dënimin edhe Eljon Hato. Policia u përqendrua asokohe në pistën e një hakmarrjeje të mundshme të Hatos ndaj djalit të mjekut. Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej kohësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bish: 06/03/2020 10:58

    Po ca keni qe komentoni pa dit se si jan punet krejt legena jeni

    Përgjigju
  • Soni: 03/03/2020 20:42

    Po si paska mundesi i denuar per nje vrasje ne 2014 e jo ne Burg ma shpjegoni dot??

    Përgjigju
    • Ali: 04/03/2020 10:49

      Po' mos te kishte gjykates te korruptum, ky do bonte nja 30 vjet,nuk do ti shkonte menja te bonte vrasje po do kerkonte pune ne ndertim vetem mos te ishte ne burg. Jane gjygjtaret ato qe è kane shkaterru ate vend. Un flas ne pergjithesi, sa kemi ndegjuar kshtu historish,

    • Ta shpjegoj un: 03/03/2020 22:55

      Sepse ky ka djal halle vis martinajn qe ka lek e pushtet pa fund dhe e ka nxjerr nga burgu me gjykates te korruptuar . Qe ishalla e provoj ne femit e tyre , pastaj te shilojm a do lirojn kriminela

  • Nëna Labe Baba Lushnjar: 03/03/2020 16:24

    Ka vrarë në 2014 dhe në 2018 ka qënë jashtë? Bravo drejtësisë, tamamë drejtësi!

    Përgjigju
    • Mir kjo: 03/03/2020 18:18

      Po ky nga burgu ka porosit vrasjen e mjekut ne shkoder e prap u la i lir , e mbasi u la i lir u kap me arme pa leje e prap u la i lir . Kjo esht drejtesia

  • Ska rendesi: 03/03/2020 14:45

    Ore gjykatesi i ketij eshte per OFL

    Përgjigju
  • Per hajer Burgu ..: 03/03/2020 14:35

    Trimat,,vrasin pastaj fillojne e qajne.. Taksirati i Prinderve ,,qe vuajne nga ana shpirterore,per keta Kriminele Adolishente..qe fluturojne me presh ,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?