5 të dënuarve për trafik droge dhe vrasje i është dërguar formulari nga Operacioni Forca e Ligjit për të justifikuar burimin e pasurive të tyre.
Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, 5 subjektet e OFL-së duhet të plotësojnë folmularin brenda 48 orësh me të gjitha pyetjet drejtuar nga OFL dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë dhe burimin:
Elis Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;
Edmond Stafa,banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve";
Met Bozi, banues në Elbasan,i dënuar për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese";
Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ngeli Ofl duke bere shoou,u shkon te gjitheve atyre qe skane te hane dhe skane krah,ndersa bandat e forta nuk i ngacmojne i lene te pasurohen sa me shume,,ne fund te funfit i duhet Ofl te mbushi ca letra per justifikim..
Përgjigju