Vila me pishina, toka dhe makina, OFL e Anti-KÇK-së sekuestron pasuritë në emër të familjarëve të të kërkuarit për pengmarrjen e Prengës (VIDEO)

4 Shkurt 2020, 08:14| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 20:10

  • Share

SHKODER - Në ditën e dytë të punës, Operacioni "Forca e Ligjit" ka sekuestruar një sërë pasurish të personave të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Me kërkesë të OFL-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhra sekuestrimi për pasuritë e Aldo Manishtës, Ardian Doçit, Artan Doçit, Gentian Finiqit, Martin Bletës dhe një personi me inicialet M.D

Pasuritë e sekuestrua në sajë të aktit normativ Anti-KÇK, janë banesa private, sipërfaqe toke, automjete dhe vila luksoze edhe me pishina. Me nxjerrjen e urdhrit direkt nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu, me kërkesë të OFL-së, brenda 15 ditëve prokuroria shqyrton vendimin e policisë dhe ja dërgon gjykatës e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të miratuar masën e sekuestros, ose për ta hequr atë nëse sheh se nuk ka dyshime për pasuri të paligjshme. Brenda 24 orëve, pronarët e këtyre pasurive të sekuestruara duhet të plotësojnë formularin ku të deklarojnë burimin e të ardhurave dhe nëse këto pasuri janë vënë në rrugë të ligjshme.

Pasuritë e Doçjave janë vënë në sekuestro pas dyshimeve për të afërmin e tyre, Gentian Doçi i cili është në kërkim nga policia shqiptare si truri i pengmarrjes së Jan Prengës, ndërsa është në kërkim nga Itali për trafik kokaine. Sipas aktit normativ Anti-KÇK, në rastet kur ka dyshime të arsyeshme, nuk do t'i shpëtojnë barrës së provës, edhe personat e afërm të të dyshuarve për pasuri të paligjshme. Kështu edhe familjarët dhe personat e tretë, do të duhet të faktojnë para gjykatës se e justifikojnë pasurinë që është në emër të tyre dhe e kanë me burime të ligjshme.

Dje, në ditën e parë të punës në terren, Operacioni Forca e Ligjit sekuestro pasuri të Altin Hajrit, persn në kërkim dhe i dyshuar nga prokuroria si një nga organizatorët e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës.  Operacioni Forca e Ligjit zbarkoi në Shkodër mëngjesin e sotëm për të goditur pjesën tjetër të grupit në veri të vendit, që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën, 49-vjeçar

Pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e konflikteve të grupeve kriminale të Hajrave në Shijak dhe Doçit në SHkodër, me vëllanë e Prengës në Angli, Astrit Prenga për pazaret e kokësinës.

 Por sot OFL-ja u nisi formularin për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.

Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, nga 250 në total. Nesër sipas burimeve të Report Tv, OFL-ja do të jetë në Vlorë, ndërsa në mesjavë në kryeqytet.

Ora 17:56
VIDEO nga aksioni i OFL-së në ditën e dytë të punës! Urdhrat e sekuestros së pasurive në Shkodër

Në ditën e dytë të punës, Operacioni "Forca e Ligjit" ka sekuestruar një sërë pasurish të personave të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Me kërkesë të OFL-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhra sekuestrimi për subjektet e mëposhtme, njofton zyrtarisht policia.

Report Tv mëson se janë sekuestruar pasuritë e Aldo Manishtës, Ardian Doçit, Artan Doçit, Gentian Finiqit dhe Martin Bletës.

Aldo Manishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;

Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;

Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2. 

Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 

3 automjete

1 motor. 

Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;

Një automjet;

Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. 

Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;

Një automjet;

Operacioni vijon.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 04/02/2020 20:48

    Ne vlore po ua mbajti keni te parin Julian Metushi ne emer te prinderve i ka pasurite ,u ka ren shum hallexhinjeve ne qafe nuk meriton ti gezoj ato prona... i lidhur koke e kembe me pushtetin qe nga bashikija e deri te klsh jane bashke.

    Përgjigju
  • Vlore: 04/02/2020 20:16

    Ore mjaf me Vloren kush e shane Vloren? Ç keni perdite me Vloren, yt qafire

    Përgjigju
    • Fredi: 04/02/2020 21:39

      Or toç kuklle me Vlonen nuk e kan komentusit por e gjith Shqipria. Zhuls i laj koken

  • Krijetari: 04/02/2020 20:14

    Po me krijetaret e ish krijetaret e bashkive bimbashë me nga 4-5 mandate, fshatarë të pangopur do behete gje?

    Përgjigju
  • Mario: 04/02/2020 20:05

    Cfare populli spiun jemi?? Nuk hoqen dore shqiptaret nga spiunlleqet. Ajde ketu se ka pallat e ajd se ka pishine e makine. Asnje nuk shikone punen e tij. Lexon komentet zdi cte beshe, te qeshesh a te qashe. Emer anonim e futja spiunllekut, si dikur me letra anonime.

    Përgjigju
    • Gjorm: 04/02/2020 21:37

      Ik ore vlonjat efgjite

  • Tyrtyyyy: 04/02/2020 20:05

    Lenti luli hasant avdylajt bajri lici capja cela cafi isufi ehaaa sa pune keni ju

    Përgjigju
    • Tyryryry: 05/02/2020 00:38

      Lodhesh tu i shkrujt smbarojne

  • Rita: 04/02/2020 20:03

    Lezhe, Shengjin, Tale , hajdeni ketej e merruni me Mond Gjiken, me Gjovalin Perlleshin, me lad Gjeken, mos harroni Paulin Selaj me Valentin Selaj e vellain, Artan Djala e kompani. fisi Ndokaj me dhendur e keni sa te doni ketej, shihni pak ate Gjykatsin Ded Mirine Kurbin, po hajdeni ore ketej, se nuk ua bejme dot listen me gazete, e dini fare mire kontigjentin qe permban lezha.

    Përgjigju
    • Kurioz: 05/02/2020 14:24

      Pse kush Jane me te rendesishmit ne shengjin?

    • Riten e Moniken: 05/02/2020 10:11

      qojeni deri ne fund listen tuaj te Shengjinit keni harruar me te rendesishmit.

  • Jakenifutkot: 04/02/2020 19:51

    Ne gjith boten spiunat paguheshin ne shqipri gjermani i gjeti falas nga qe shqipja-shqipen nk e don. Kush ben faij te bej denimin pasurit ske si i bllokon kan sakrifu njerzit pak rendesi si tek , zgjuarsia tjetrit. Nese kryen dicka kape fute ne burg. Vazhdoni tani ju tu i ran fyllit, kollani filani o burra cin te keni zili jepni emra. Ikni punoni e shikoni hallet e juja o milet. Kapeni me politikant qe jan super mafioza jo me pupullin. ( Nga EL )

    Përgjigju
  • Yyyyu: 04/02/2020 19:40

    Filloni pak me kryetar e ish kryetar bashkie gjushi lali eri rroshi

    Përgjigju
  • Hahahah: 04/02/2020 18:08

    Ca jan keto sekuestrime qesharake ? Keni pallate e lokale e kalceto sa dush ne shkoder per sekuestrim

    Përgjigju
  • Emi: 04/02/2020 18:08

    Keta jan pesh te vegjul.qa do bahete me te mllajte si kan mush bakate e botes.

    Përgjigju
  • Çingapoku: 04/02/2020 17:00

    Shkoni kontrolloni Çim Pekën, po nuk i gjetët gjo futini gishtin në bythë, po fort që të bërtasi, kshu kot po them se skom gjo me kët katnarin un.

    Përgjigju
    • Hahaha: 05/02/2020 00:21

  • Hahahah: 04/02/2020 16:59

    Po ku ka lan lek safeti kun mor , nqs ka fitu 20.000 sot nade , ne darke i ka harxhu 25.000 ne muzika me kurva

    Përgjigju
    • Haaa: 04/02/2020 22:55

      Hahaha fiks tan lekt me kurva e tallava

  • Goni: 04/02/2020 15:22

    Anti KCK-ja duhet te kontrolloj tenderat dhe pasurine e Voltana molotovit qe e shkaterroi Shkodren bashk ne keshillin bashkiak socialist

    Përgjigju
  • Nard murati: 04/02/2020 15:19

    Po mond cekicin dhe altin bejkon ushtaret e lul berishes qe kane fitu tendera ne port dhe jan bo milionera pa punu as 1 dite do ti kontrolloje ofl? Nqse nuk ka informacjon le te shkoje ti kontrolloj se ne durres nuk do ngeli e zhgenjyer.

    Përgjigju
    • Per ty: 04/02/2020 18:12

      Mond cekici e altin bejko Jane ushtare ne durres apo Jane te fortit e durresit. Nese Kane kaq shume pasuri sa thua ti nuk qenkan ushtare. Mund te na e tregosh.

  • Plehrat: 04/02/2020 14:33

    Shum bukur se kan problem kto plera. Bejn gati ca goca tjera per ti cuar jasht e i bejn leket prap

    Përgjigju
  • Licii: 04/02/2020 14:04

    Po per Lict pse nuk bani gja. Pse godisni vetem Bajret ne Shkoder. Shkodra ka plot grupe tjera

    Përgjigju
    • Per miren: 11/02/2020 17:28

      Te q.... dhe ty me gjithe familje

    • Mira: 06/02/2020 01:58

      I keni ngatrru me vetin,po mos u merzitni se nuk keni pare gje akoma

    • Per bajrushin: 05/02/2020 12:35

      Jo ato merren me dredhi intriga vrasje me pagese e droge per njat

    • per Bajret: 05/02/2020 11:51

      Sdona mi sekuestru gja Licve sepse, nuk merren me droge ato,as me perdhunime,nuk jane si puna juaj ato jana burra ok.

  • Lici: 04/02/2020 13:52

    Bajret nuk kan pasuni ca me i sekuestru skan nevoj me pas gja ne emer tyne , ju kan dhan perqindje tana bizneset. Nuk kan asnji gja me letra ato

    Përgjigju
  • Bajri: 04/02/2020 13:37

    Po ca pasurie kan kto bajri aman. Asgja

    Përgjigju
  • Kuç: 04/02/2020 13:17

    Po në Vlore qe eshte qelbure e zeza Vlore?

    Përgjigju
  • cimi.saliu: 04/02/2020 12:11

    do e verifikojn po i ka pastru luli ka dal dhe i pafajshem rrezik ta rusin pedagog se ben si orator si burri mir sa tja mari doren durrsit prap se ska ca humb me koken e vet e run familjen e ma siguru me shtetin ja ber miqesi se i ben presion ktyre qe jan mik me kryeministrin

    Përgjigju
  • monika: 04/02/2020 10:16

    keni ne shengjin pune sa te doni,me Lad Gjeke e gjovalin perllesh,titi i ukes e plot te tjere qe nuk dijne se sa pasuri kane e ku i kane.

    Përgjigju
  • Mirela: 04/02/2020 08:51

    OFL-ja nuk duhet perdor si roje objektesh por per eliminim fizik te mafiozeve,krimineleve,drogaxhinjve dhe hajduterve sic beri presidenti i Filipineve.Vetem keshtu shpeton ky vend,harrojeni se shpeton me sekuestrime e arrestime sa per te dal ne Facebook te Rames.Sekuestroni vilat e pallatet e presidentit,qeveritareve dhe deputeteve qe e ropen ket popull.

    Përgjigju
  • Kice: 04/02/2020 08:47

    Dilni dhe knej nga kamza mos harroni. Kan bo pallate pa punu nji dit

    Përgjigju
  • altin: 04/02/2020 08:38

    po lul berishen do e verifikojne qe po e mbyt durresin gjithandej?

    Përgjigju
  • Sala: 04/02/2020 08:30

    Hajdeni te pallati i Sander Nokes te ura e Lezhs. Pallat 10 katsh me rroge shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?