Ervis Martinaj

OFL-ja i kërkoi Martinaj të provojë pasurinë/ Avokati: Martinaj nuk ka dënim për vrasje, kërkesa e policisë është 'Nul'

19 Shkurt 2020, 15:51| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 16:13

  • Share

TIRANË- Vetëm dy orë pasi Operacioni Forca e Ligjit njoftoi se kishte kërkuar nga biznesmeni, Ervis Martinaj, dhe kunati i tij, Valentino Kaçori, të justifikojnë pasurinë, ka ardhur dhe reagimi i avokatit mbrojtës i Martinaj. Mirash Martini, ka deklaruar për “Report Tv” se klienti i tij Ervis Martinaj në asnjë moment nuk është subjekt i aktit normativ, pasi nuk është i dënuar qoftë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe jashtë për veprat penale që ky akt-normativ, ka targetin për të vepruar juridikisht.

Sipas avokatit të Martinaj, nisur nga kushtet kur Martinaj nuk është i dënuar për veprat që parashikon akti-normativ, çdo veprim i mëtejshëm qoftë policor por edhe bllokim të aseteve kapitale dhe financiare nga policia, është qartazi “Nul”.

“Ervis Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ nr.1 të Kryeministrit, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti…”-thotë avokati. Më tej mbrojtësi ligjor shton se “…bazuar në vendimet gjyqësore që kanë shqyrtuar kërkesat e prokurorisë, rezulton se në veprimet tij, nuk as dyshime se ai ka kryer veprën penale të vrasjes e aq më pak këtë vepër ta ketë kryer me paramendim. Megjithatë, edhe pse nuk është subjekt i këtij akti normativ, sërish Martinaj do t'i përgjigjet pozitivisht kërkesës duke dorëzuar dokumentin për justifikimin e pasurisë së tij…”-thotë avokati i Martinaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?