TIRANE - GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Blerand Kozici për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në atë të arrestit të shtëpisë ose detyrim paraqitjeje.
'Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjykata dhe Erjon Bani me vendimin Nr. 280, datë 20.05.2024 vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Blerand Kozici' informoi sot GJKKO
Blerand Kozici ishte arrestuar dhe po hetohej nga prokuroria e Pogradecit pasi kishte ndihmuar emigrantë të vendeve të treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Blerand Kozici po hetohej nën masën ‘arrest në burg’ nga Prokuroria e Pogradecit, pasi kishte ndihmuar emigrantë të vendeve të treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë SPAK zbuloi dhe një skemë të tentativës së korrupsionit të prokurorëve dhe gjyqtarëve për zbutjen e masës së sigurimit kundrejt 5 mijë eurove.
Më 27 janar 2024 SPAK arrestoi dhe kreun e Dhomës së avokatisë së Korçës Arben Lena si pjesë e grupit të të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Kozicin
Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.