Dy drejtues mjetesh janë vendosur në pranga së fundmi nga policia e Korçës pasi tentuan të ofronin ryshfet. Njëri prej tyre ushtronte shërbimin taksi pa licencë. Bëhet fjalë për E. N, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili është ndaluar me mjetin e tij tip "Benz", duke ushtruar pa licencë shërbimin taksi dhe për të shmangur gjobën, iu ka ofruar ryshfet punonjësve të policisë.
Ndërkohë rasti tjetër ka të bëjë me 22-vjeçin E. H, i cili në lagjen numër 17 të Korçës, është kapur duke drejtuar mjetin tip "BMË", pa vendosur rripin e sigurimit dhe për të shmangur gjobën, ka tentuar t'i korruptojë punonjësit e policisë.
Në total gjatë kësaj jave në Korçë janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
Kjo puna rushfetit ka filluar shume heret se policet punonin dhe per shefat e tyre me keto 1000 leksha nuk kalon dot se shkon ne polici
PërgjigjuMire e kane . Si i jepet policit 1000 leke bakshish. Nen 5000 lek bakshish perfundon ne biruce. Jemi shtet i forte dhe mundesisht bakshishi te jete ne EURO, Dollar .
Përgjigju