Meta me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Mickoski si dhe me ministrin e Transporteve dhe atë të Mbrojtjes

Ohër/ Meta takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski

18 Gusht, 18:23| Përditesimi: 18 Gusht, 18:27

  • Share

OHËR - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme. Siç duket edhe nga videot e postuara duke u larë në Shën Naum.

Meta në një postim të ri është në Ohër ku ka bërë një selfie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera.

Postimi i Metës: 

Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!

I lumtur t'ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.

Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!

Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.

VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timo: 18/08/2024 19:31

    Spiuni grek, i Maqedonisë së Veriut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?