Fergus Eckersley

OKB: Anglia propozon rishikimin e rolit të UNMIK në Kosovë

31 Tetor, 19:11| Përditesimi: 31 Tetor, 19:15

  • Share

Në mbledhjen e këshillit të sigurimit të OKB-së të mërkurën, 30 tetor, u diskutua edhe në lidhje me Kosovën dhe raportin që sekretari i përgjithshëm Guterres kishte përgatitur në lidhje me të. Gjatë mbledhjes, diplomati britanik Fergus Eckersley, kërkoi që të rishikohet roli i UNMIK në Kosovë.

Kërkesa është mbështetur nga SHBA dhe Japonia, por është refuzuar nga Kina, Rusia dhe Franca. Diplomati britanik ka argumentuar se 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë, realiteti politik dhe situata e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar dhe se UNMIK nuk mund të ketë të njëjtin rolin që ka patur.

Media të ndryshme e kanë raportuar kërkesën si një tentativë që UNMIK te zhbëhet, megjithatë kërkesa britanike e mbështetur nga SHBA dhe Japonia për momentin duket se nuk është marrë parasysh.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?