Lideri i Venezuelës, Nicolas Maduro

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

14 Gusht, 19:12| Përditesimi: 14 Gusht, 19:14

  • Share

Disa ekspertë të Kombeve të Bashkuara kanë thënë se ekziston mungesë e transparencës bazike dhe integritetit, kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale në Venezuelë.

Ky panel ekspertësh u ka dhënë jehonë kritikave të Qendrës Carter, vëzhguesit e pavarur të së cilës kanë thënë më herët se zgjedhjet “nuk mund të konsiderohen demokratike”.

Dy organizatat e kanë kritikuar Këshillin Kombëtar të Zgjedhjeve në Venezuelë për shpallje të presidentit aktual, Nicolas Maduro, si fitues të zgjedhjeve, pa publikuar hollësi mbi procesin zgjedhor.

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk, ka paralajmëruar më parë për “klimën e frikës” të shkaktuar prej ndalimeve arbitrare në kohën e mbajtjes së procesit zgjedhor.

Sipas Qeverisë së Venezuelës, më shumë se 2.400 njerëz janë ndaluar prej 29 korrikut – ditës së shpalljes së rezultatit të kontestuar zgjedhor.

Turk ka thënë përmes një deklarate të martën se “është shumë shqetësuese që aq shumë njerëz po ndalohen, ose apo akuzohen për nxitje të urrejtjes”.

OKB-ja e ka dënuar faktin që pas mbajtjes së zgjedhjeve, protestat në rrugë dhe kritikat nëpër rrjete sociale, janë “shtypur ashpër” prej shtetit.

Sipas kësaj organizate, ekspertë të pavarur kanë regjistruar 23 vdekje mes 28 korrikut – kur janë mbajtur zgjedhjet – dhe 8 gushtit.

Shumica e vdekjeve janë shkaktuar prej të shtënave me armë.

Maduro ka thënë të hënën se shifra e të vdekurve ka shkuar në 25, dhe e ka fajësuar “opozitën e dhunshme” për vdekjet.

Ai ka bërë thirrje që sistemi i drejtësisë – që është nën kontrollin e partisë së tij socialiste PSUV – të veprojë me “grusht të hekurt”.

Opozita beson se në zgjedhje ka fituar kandidati i saj, Edmundo González.

Sondazhet patën treguar që Gonzalez do të fitonte 67 për qind të votave, në krahasim me Maduron, 30 për qind./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?