OKB dënon veprimin e SHBA-së: Vrasja e Qasem Soleimani-t, e paligjshme dhe arbitrare

9 Korrik 2020, 15:39| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 15:46

  • Share

Operacioni ushtarak gjatë të cilit forcat ushtarake amerikane vranë më 3 janar komandantin iranian Qasem Soleimani, një nga njerëzit më me ndikim në Iran është dënuar nga raporti i Agnes Callamard, raportuese e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara e caktuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Në raportin me 18 faqe thuhet se akti ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë siguruar "asnjë provë që gjeneral Soleimani ishte duke planifikuar një sulm kundër interesave të SHBA, veçanërisht në Irak, për të cilën ishte i nevojshëm veprimi i dhunshëm dhe i menjëhershëm me drone”.

Operacioni amerikan u zhvillua në mbrëmjen e 3 janarit pranë aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Soleimani po udhëtonte me një makinë së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetarin e Forcave të Mobilizimit të Popullit Irakian, një grup i milicive paraushtarake Shiite i mbështetur, i financuar dhe trajnuar nga Irani dhe të cilat sipas ‘Amnesty International’ kanë qenë fajtorë për disa krime kundër civilëve në Irak. OKB e pranon se "Gjeneral Majori Soleimani ishte në krye të strategjisë dhe veprimeve ushtarake iraniane në Siri dhe Irak", por pretendon se pa një kërcënim të provuar, amerikanët kanë lëvizur në një zonë gri dhe se ata kanë shkelur Integritetin territorial të Irakut.

Përgjigja amerikane ndaj raportit të OKB ishte e menjëhershme nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, I cili tha se "Duhet një pandershmëri intelektuale për të botuar një raport që dënon Shtetet e Bashkuara për veprime vetëmbrojtëse, deh raporti fsheh të kaluarën famëkeqe të gjeneral Soleimanit, një nga më terroristët botërorë,"tha ai, duke shtuar se ky raport" edhe një herë dëshmon se Shtetet e Bashkuara kishin të drejtë që lanë mënjanë "këshillin e OKB për të drejtat e njeriut.

Gjeneral Soleimani, ish komandanti i forcave të Kudsit, rojet e revolucionit (Pasdaran) i cili merret me operacione të huaja, kishte ngritur një rrjet militantësh besnikë, të financuar nga Teherani, në vende të ndryshme të rajonit, nga Iraku në Libani e deri në Siri. Ai ishte I konsideruar nga amerikanët  dhe nga bashkësia ndërkombëtare si përgjegjës për destabilizimin, terrorizmin dhe sabotimin e proceseve demokratike. Dy vjet më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të gjithë emrat e Pasdaranit në listën e terroristëve ndërkombëtarë. SHBA pretendon se urdhëri për vrasjen e gjeneralit u dha pasi ai po planifikonte sulme  ndaj diplomatëve dhe ushtarëve amerikanë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?