OKB: Dyshohet se Hamasi kreu sulme seksuale në Izrael më 7 tetor

5 Mars, 12:10| Përditesimi: 5 Mars, 12:20

  • Share

Një ekip i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara raportoi të hënën se “ka arsye të forta” për të besuar se ka pasur dhunë seksuale, përfshirë përudhim dhe përdhunim në grup, në disa lokacione në Izrael gjatë sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ky ekip – i udhëhequr nga e dërguara e OKB-së për dhunën seksuale në konflikt, Pramila Patten – e vizitoi Izraelin nga 29 janari deri më 14 shkurt për të grumbulluar, analizuar dhe verifikuar të dhënat për dhunën seksuale të lidhur me sulmin e 7 tetorit.

“Janë mbledhur gjithashtu edhe të dhëna të hollësishme dhe të besueshme, të cilat mund të jenë tregues i disa formave të dhunës seksuale, përfshirë gjymtimin gjenital, torturën e seksualizuar, apo trajtimin mizor, çnjerëzor dhe përçmues”, thuhet në raportin 24-faqësh të OKB-së.

Grupi radikal palestinez, Hamas, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për dhunë seksuale.

“Ekipi i misionit gjeti informata bindëse dhe të qarta se disa pengje që u dërguan në Gazë, ishin subjekt i formave të ndryshme të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin, dhe ka arsye të forta për të besuar se një dhunë e tillë ka mundur të jetë e vazhdueshme”, thuhet në raport.

Ky ekip tha se mund të nevojitet një hetim i plotë për ta vërtetuar madhësinë e përgjithshme, fushëveprimin dhe atributin specifik të dhunës seksuale. Ekipi i OKB-së tha se ka marrë të dhëna edhe nga burimet institucionale dhe të shoqërisë civile, si dhe nga intervistat e drejtpërdrejta për “dhunën seksuale kundër grave dhe burrave palestinezë gjatë sulmeve".


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA: Rebelët Huthi kanë sulmuar me raketa një anije në Gjirin e Adenit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?