Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres

Bota

OKB e shqetësuar nga acarimi i konfliktit në Siri, Guterres: Ndalni sulmet ushtarake

23 Qershor 2018, 21:25| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 21:28

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim të thellë për acarim kohët e fundit të konfliktit ushtarak në Sirinë jug-perëndimore, përfshirë edhe ofensivat tokësore dhe bombardimet. 

Guterres bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të operacioneve ushtarake, duke kërkuar nga të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre ndaj ligjit ndërkombëtar, ligjit humanitar, përfshirë mbrojtjen e civilëve dhe të infrastrukturës civile.

Në korrik 2017 Jordania ndërmjetësoi një armëpushim në Sirinë jugore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Por qeveria siriane nuk ka nënshkruar marrëveshjen për qetësimin e situatës.

Autoritetet siriane vazhdojnë të hedhin fletushka në zonë me paralajmërimet për opozitën: dorëzohuni ose vdisni. Në fillim të muajit Departamenti i Shtetit nxori një deklaratë ku shpreh shqetësim lidhur me acarimin e konfliktit dhe mban përgjegjëse Rusinë për të bindur Damaskun t'i përmbahet armëpushimit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?