Vetëm disa orë pas deklaratës së përbashkët me të cilën Franca, Britania dhe Gjermania kanë anësuar me Shtetet e Bashkuara, duke fajësuar Iranin për sulme ndaj rafinerive Saudite, Presidenti Francez Emmanuel Macron u takua me liderin iranian Hassan Rouhani, në New York, në OKB.
Në New York, Macron u rikthye të luante rolin e ndërmjetësit, pas një takimi të ngjashëm të G7 në Biarritz, për të bindur Teheranin që të pajtohet me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Ndaj iniciativës së Macron, presidenti amerikan Donald Trump, i cili u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit, ka reaguar me ngut.
"Irani synon të bëjë diçka dhe nuk mendoj se kemi nevojë për një ndërmjetës - tha ai përpara gazetarëve në konferencën për shtyp.
“Franca është mikja jonë. Nëse Teherani vendos të bëj diçka, ajo e di se kujt ti telefonojë".
Irani nga ana e tij njoftoi shkëputjen e saj nga Marrëveshja e Parisit, duke akuzuar fuqitë e tjera se nuk e respektojnë atë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjithashtu foli për këtë çështje.
“Është koha që të bëjmë një hap përpara dhe të bëjmë një marrëveshje të re"