Më shumë se 2 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, në 50 vitet e fundit, tha të mërkurën (1 shtator) një agjenci e OKB-së. Në deklaratë thuhet se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.
Me rritjen e fatkeqësive natyrore deri gati në 5 herë më shumë, janë rritur edhe shpenzimet që i kanë kushtuar rreth 3.64 trilionë dollarë.
Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) tha se në raportin e saj është bërë përmbledhja më gjithëpërfshirëse e vdekshmërisë dhe humbjeve ekonomike nga moti, uji dhe fatkeqësitë për shkak të ndryshimeve klimatike.
Hulumtuesit kanë studiuar rreth 11,000 fatkeqësi që ndodhën midis viteve 1979-2019, përfshirë katastrofat kryesore si thatësira e Etiopisë më 1983, nga e cila u shkaktuan 300,000 vdekje dhe Uragani Katrina më 2005 në SHBA që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 163.61 miliardë dollarë.
Raporti tregon se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.
Sipas tij sekretarit tw Përgjithshëm, “përmirësimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm ka çuar në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë".