Të dhëna tronditëse janë bërë publike nga degët e OKB për situatën humanitare dhe krizën në Gaza. Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) vlerëson se "1,000 njerëz të uritur janë vrarë në Gaza ndërsa kërkonin ndihmë ushqimore" që nga fundi i majit. Rripi është një "ferr në tokë", me mjekë që po rrëzohen nga uria dhe lodhja, paralajmëroi kreu i UNRËA-së, Philippe Lazzarini, i cituar nga mediat ndërkombëtare.
Lajmi kryesor:
Izraeli qëllon drejt tendave të personave të zhvendosur në Gaza, 43 të vrarë dhe 25 të plagosur
A.I/ReportTv.al