Kriza humanitare në Gaza

Bota

OKB jep alarmin: 12000 fëmijë në Gaza vuajnë nga kequshqyerja akute, 18% e tyre në formën më të rëndë akute!

8 Gusht, 08:24| Përditesimi: 8 Gusht, 08:27

  • Share

Uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës, veçanërisht tek fëmijët, vazhdojnë të përkeqësohen.

OKB-ja e deklaroi këtë në takimin e saj me median ndërkombëtare.

"Partnerët tanë", tha zëdhënësi, "raportojnë se kequshqyerja akute tek fëmijët në Gaza ka arritur nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Vetëm në korrik, gati 12,000 fëmijë midis gjashtë muajsh dhe pesë vjeç vuanin nga kequshqyerja akute, nga një total prej 136,000 të kontrolluar. Nga këta, mbi 2,500 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute, forma më kërcënuese për jetën. Dyzet fëmijë kanë pasur nevojë për shtrim në spital në qendra stabilizimi", tha OKB.

Përqindja e fëmijëve me kequshqyerje të rëndë akute është duke u rritur, sqaroi organizata për mediat, duke dhënë alarmin.

"Në qershor dhe korrik, 18 përqind e të gjithë fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja akute kishin formën e rëndë, krahasuar me 12 përqind midis marsit dhe majit", shtoi OKB.

Kufizimet në aksesin humanitar po e përkeqësojnë krizën e kequshqyerjes, informuan mediat. Në korrik, OJQ-të ishin në gjendje të arrinin vetëm 3 përqind, afërsisht 8,700, nga 290,000 fëmijë nën pesë vjeç që kishin nevojë për ushqim dhe shtesa mikronutriente.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?