Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Bota

OKB miraton planin për mbrojtjen e mjedisit global

11 Maj 2018, 17:23| Përditesimi: 11 Maj 2018, 17:28

  • Share

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bëri hapin e parë drejt krijimit të një Pakti Global për Mjedisin, ndonëse u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe disa vende të tjera. Pakti do të synojë gjetjen e boshllëqeve në mbrojtjen e mjedisit dhe marrjen e hapave për t'i adresuar ato.

Me 142 vota për dhe 5 kundër, mekanizmi 193-anëtarësh miratoi rezolutën për të filluar identifikimin e atyre boshllëqeve në ligjet ndërkombëtare të mjedisit.

Rezoluta i kërkon sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të prodhojë një raport mbi mangësitë mjedisore për seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme, duke filluar nga shtatori.

Propozimi kaloi me gjithë kundërshtimin e SHBA-së, Rusisë, Turqisë, Sirisë dhe Filipineve, por u mbështet fuqishëm nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Propozimi mund të çojë në miratimin e një "instrumenti ndërkombëtar" ose pakti të ngjashëm me marrëveshjen globale të klimës të vitit 2015, e cila u miratua nga shumica e anëtarëve të OKB-së.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?