Bota

OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër

12 Dhjetor 2024, 13:54| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 14:07

  • Share

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese të mërkurën për një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm midis Izraelit dhe militantëve palestinezë Hamas në Rripin e Gazës dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

Kërkesa për armëpushim në rezolutë e miratuar me 158 vota pro në asamblenë prej 193 anëtarësh - u shpreh në një gjuhë më urgjente sesa ajo e Tetorit 2023.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por kanë peshë politike, duke reflektuar një pikëpamje globale për luftën. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe shtatë vende të tjera votuan kundër rezolutës së armëpushimit, ndërsa 13 vende abstenuan. Në seancë tonet debatuese u panë tek dy ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon akuzoi OKB-në se ka "një obsesion për të fajësuar Izraelin", ndërsa i dërguari palestinez i OKB-së Riyad Mansour e përshkroi Gazën si "plagë të hapur dhe të dhimbshme për familjen njerëzore" ku mbizotëron uria dëshpërimi dhe vdekja”

Organizata botërore shprehu gjithashtu mbështetjen e saj për agjencinë palestineze të OKB-së UNRËA, duke miratuar një rezolutë të dytë me 159 vota pro për të dënuar një ligj të ri izraelit që do të ndalojë operacionet e UNRËA në Izrael nga fundi i janarit.

Asambleja kërkoi që Izraeli të respektojë mandatin e agjencisë dhe "të mundësojë që operacionet e saj të vazhdojnë pa pengesa apo kufizime". SHBA, Izraeli dhe shtatë vende të tjera votuan kundër, ndërsa 11 vende abstenuan.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 12/12/2024 15:15

    I pari vend nazist e i dyti vend fashist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 239 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?