Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën “Paqe në Ukrainë” me shumicë votash, që dënonte agresionin rus ndaj Kievit, teksa i është bashkuar edhe Shqipëria me një votë pro. Kjo rezolutë vjen në 3-vjetorin e nisjes së luftës mes dy vendeve.
Por ajo që ra në sy, ishte blloku SHBA-Rusi, i cili votoi kundër rezolutës së OKB për kritikat ndaj agresionit, në një përplasje edhe të mëtejshme të Amerikës me Europën, informon “La Repubblica”.
Në fund të votimit, 93 vota ishin pro, 18 kundër dhe 65 abstenim.
SHBA Rusi mbështetën rezolutën për përfundimin e luftës dhe paqe, por pa kritika për Moskën. Kurse OKB në rezolutë bënte thirrje për qetësim të situatës dhe zgjidhje paqësore të konfliktit.
Dënimi i agresionit rus në Ukrainë që ishte në qendër të rezolutës ka sjellë edhe tension të lartë, pasi ka përplasur me tej Europën dhe SHBA-të, si në kohën e Irakut.
“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga SHBA për përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, e cila mban një pozicion neutral ndaj konfliktit, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump kërkon të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund luftës”, shkruan ‘Reuters’.
Rezoluta e shkurtër pasqyron ndryshimin e politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës nga Trump pas marrjes së detyrës muajin e kaluar dhe qëndrimin e tij më pajtues ndaj Rusisë.
Në të kundërt, administrata e ish-presidentit Joe Biden udhëhoqi përpjekjet në Kombet e Bashkuara për të mbështetur Ukrainën gjatë gjithë luftës.
Komente
