Pandemia e COVID-19, konfliktet dhe ndryshimet klimatike janë faktorët kryesor të cilët kanë nxitur që më shumë se 20 vende në muajit e ardhshme të rrezikojnë urinë, sipas një paralajmërimi nga OKB.
Rreth 34 milion njerëz janë një hap larg urisë ekstreme!
“Intensiteti i vuajtjeve të tyre është alarmant. Është detyra e secilit të veprojë tani në mënyrë që të shpejtojmë sa më shumë jetë dhe për të parandalojmë situatën më të keqe.”, tha kreu i FAO, Qu Dongyu.
Nigeria Veriore, Jemeni dhe Sudani i Jugut kryesojnë listën e vendeve që përballen me nivele "katastrofike" të urisë akute, në bazë të një raporti të publikuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Programit Botëror të Ushqimit (WFP).
“Uria e nxitur nga konfliktet, goditjet klimatike dhe pandemia e COVID-19 po troket në derën e miliona familjeve”, tha ai duke shtuar se është e rëndësishme të ndalim këtë katastrofë duke rritur donacionet dhe aksesin në këto vende që na kanë nevojë.