Presidentët Begaj-Milanoviç në OKB

Politikë

OKB/ Presidenti Begaj takohet me homologun e Kroacisë: Partneriteti NATO-BE, me rëndësi për stabilitetin në Ballkan

22 Shtator, 17:09| Përditesimi: 22 Shtator, 17:15

  • Share

1758554096_presidenttbegajmilanovinokb.jpg

Presidenti Bajram Begaj është takuar në selinë e OKB në Nju Jork me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se për Kroacinë dhe Shqipërinë, si dy vende anëtare të NATO-së, partneriteti strategjik me BE, është me rëndësi për stabilitetin në Ballkan.

“Në selinë e OKB-së me mikun tim, dhe një mik të dashur të popullit shqiptar, @Ured_PRH, Zoran Milanović, një mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për të dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në BP”, thotë Presidenti Begaj.


Lajmi kryesor:

Nis sot java për 80-vjetorin e OKB-së, Spiropali: Shqipëria ulet me një bilanc konkret kontributesh


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?