Gaza
Kostoja e rindërtimit të Rripit të Gazës, e shkatërruar nga lufta midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas, varion nga 30 deri në 40 miliardë dollarë, për shkak të "shkallës së paprecedentë të shkatërrimit".
Ky është vlerësimi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për rindërtimin e Rripit të Gazës.
"Përllogaritjet për rindërtimin e të gjithë Rripit të Gazës tejkalojnë 30 miliardë dollarë, ndoshta deri në 40 miliardë dollarë”,- tha Abdallah al-Dardari, drejtor i zyrës rajonale të UNDP-së për shtetet arabe, gjatë një konference për shtyp në Aman.
Lajmi kryesor:
Hamasi për propozimin e armëpushimit të Izraelit: ‘Qëndrimi ynë është negativ, por ne ecim përpara’
K.M/ReportTv.al