Numri i përdoruesve të drogës do të vazhdojë të rritet me 11% këtë dekadë, ka deklaruar një raport i OKB. Në raport thuhet se Afrika është veçanërisht e goditur rëndë dhe kjo tendencë shqetësuese është akoma e kthyeshme me masat e duhura. Deri në vitin 2030, vendet me të ardhura të ulëta vlerësohet të shohin një rritje prej 43% të përdoruesve të drogës, vendet me të ardhura të mesme një rritje prej 10% dhe vendet me të ardhura të larta një ulje prej 1%.
Në raport thuhet se pas një pauze të shkurtër gjatë fazës së parë të pandemisë trafikimi i drogës në Evropë ka marrë një vrull të ri. Shqetësim për OKB, është fakti se përherë e më shumë lëndës narkotike po i shtohet cilësia, ka më shumë kontrabandues, më shumë kokainë në treg dhe në çmime më të ulëta.
“Ne po zbulojmë se kokaina po bëhet më e lirë, më e pastër dhe në sasi më të mëdha në Evropë - kjo është një arsye për shqetësim. Ne kemi nevojë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit midis vendeve të origjinës dhe porteve të destinacionit. "
Problemi i madh në Evropë është përfshirja e të miturve në tregtinë e Kokainës. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë pandemisë ka pasur rritje të tregtisë me anë të postës dhe porositë për të janë bërë kryesisht online.
“Sot kemi pasur rreth 40 arrestime. Ne i hapim këto pako dhe kemi gjetur substanca të ndryshme si substanca të reja psikoaktive të cilat shënohen si kripëra të veçanta, tableta ekstazie, produkte kanabisi - kështu që diapazoni është i madh ", tha një punonjës i ekipit të parandalimit të drogës në Vjenë.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogave dhe Krimit me qendër në Vjenë thekson se në dekadën e fundit ka pasur një rritje me një të pestën gjatë dekadës së fundit të numrit të përdoruesve të drogës në të gjithë botën. Afërsisht 275 milion njerëz përdorën droga gjatë vitit të kaluar, nga 226 milion në 2010. Kjo rritje prej 22% ishte pjesërisht e lidhur me një rritje prej 10% të popullsisë në dekadën e fundit.