Palestinezët presin ushqim në jug të Gazës

Bota

OKB shpall zi buke në Gaza: Situatë katastrofike për 500 mijë njerëz, rezultat i veprimeve të Izraelit! Tel Avivi: Raport i rremë

22 Gusht, 12:02| Përditesimi: 22 Gusht, 12:56

  • Share

Kuptohej nga të gjithë, por tani OKB e zyrtarizon, në Gaza ka edhe zyrtarisht, zi buke. Një raport i organizatave në varësi të OKB cilësoi se situata në terren dhe analizimi i saj çojnë vetëm në këtë drejtim. Raporti Klasifikimit të Integruar të Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC), i prezantuar këtë të premte, konfirmon në përfundimet situatën tragjike e banorëve në gaza në muajt e fundit.

Zia e bukës në Gaza është "tërësisht e shkaktuar nga njeriu" dhe jeta e 132,000 fëmijëve nën pesë vjeç është në rrezik për shkak të kequshqyerjes, thotë raporti i IPC. Shkaktari, sipas gjetjeve, është Izraeli dhe bllokada që ai u ka bërë ndihmave humanitare.

"Koha për debat dhe hezitim ka mbaruar; uria është e pranishme dhe përhapet me shpejtësi", thuhet në raport.

Zyrtari i Lartë i OKB që prezantoi gjetjet e rezultatit, Tom Fletcher tha se bota duhet të turpërohet nga ajo që po ndodh në Gaza.

“Është zi buke! Zia e bukës së Gazës. Është një zi buke që mund të ishte parandaluar nëse do ta na kishin lejuar. Ushqimi vijon të bllokohet nëpër kufij për shkak të pengesave sistematike të Izraelit”, tha ai.

Siç thekson komiteti IPC (Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore), situata është "katastrofike" për 500,000 njerëz në enklavë. Uria është konfirmuar tani në guvernatoratin e Qytetit të Gazës, i cili mbulon afërsisht 20% të Rripit. Kreu i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, Volker Turk paralajmëroi se vdekjet nga uria në enklavë mund të klasifikohen si krim lufte.

"Uria e shpallur sot në Guvernatoratin e Gazës nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) është rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të ndërmarra nga qeveria izraelite", tha ai.

Shefi i OKB Antonio Guterres shkroi në një reagim pas prezantimit të raportit se pikërisht kur dukej se nuk kishte më fjalë për të përshkruar ferrin në Gaza, tani  shtohet edhe uria ekstreme.

“Uria nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin, është shembja e qëllimshme e sistemeve të nevojshme për mbijetesën e njeriut”, tha ai.

Izraeli, ndërkohë, akuzoi agjencinë e OKB që përpiloi raportin me gjetjet për urinë në rrip, se ka ndryshuar kriteret e shpalljes së zisë së bukës çka u hodh poshtë dhe u përgënjeshtrua nga OKB. Ministria e Jashtme e Tel Avivit e cilësoi raportin të fabrikuar dhe të ndërtuar mbi të dhënat e siguruara nga Hamasi.

Organizatat mblodhën prova të shpërndara në kohë në Gaza mes vështirësive që paraqet lufta, ndërsa sipas raportimeve të mediave globale qindra njerëz kanë vdekur për shkak të urisë atje. Al Jazeera raportoi këtë javë se bilanci I vdekjeve për shkak të urisë ka shkuar aktualisht në 271. Ndërkohë, Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) ka lëshuar një përgjigje të ashpër.

"Ky është një raport që synon të krijojë një përfaqësim të rremë dhe të mos pasqyrojë realitetin në terren", thuhet në deklaratë.

Qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza muajt e fundit janë shndërruar edhe në vatra vdekjesh, ku pas bllokimit, shumë palestinezë janë vrarë në përpjekje për të marrë pako me ushqime, me ushtrinë e izraelit që shpesh ka pretenduar se personat e vrarë nga ajo paraqisnin rrezik.

Lajm në përditësim…

Ora 12:49
Guterres: Uria në Gaza është një dështim i njerëzimit, koha për të vepruar

1755552506_antonioguterres.JPG

"Pikërisht kur duket se nuk kanë mbetur më fjalë për të përshkruar ferrin në Gaza, shtohet një e re: 'uri'. Nuk është mister, kjo është një katastrofë e shkaktuar nga njeriu dhe një "dështim i njerëzimit". Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë të ndarë në X, pasi uria në Qytetin e Gazës dhe zonën përreth u konfirmua për herë të parë nga Klasifikimi i Integruar i Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC).

Më tej, ai thotë se Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrime për furnizimet ushqimore që duhet t’i zbatojë sipas ligjit ndërkombëtar.

"Uria nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin; është shembja e qëllimshme e sistemeve të nevojshme për mbijetesën njerëzore. Njerëzit po vdesin urie. Fëmijët po vdesin. Dhe ata që kanë detyrë të veprojnë po dështojnë. Si fuqi pushtuese, Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë detyrën për të siguruar furnizime ushqimore dhe mjekësore për popullsinë."

Apelon që të veprohet sa më shpejt.

"Nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar. Mjaft me justifikime. Koha për të vepruar nuk është nesër, është tani. Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe akses të plotë dhe të pakufizuar humanitar.", përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 22/08/2025 12:37

    izraeli duhet te shkaterrohet plotesisht dhe gjithe ajo zone duhet ti jepet palestinezve siç ka qene gjithmone. Deri ne vitin 1948 e sidomos deri kur ajo zone ka qene nen sundimin arab e otoman ajo zone ka qene e qete dhe katoliket myslimanet e çifutat kane jetuar ne paqe. Qe kur ajo zone ka qene nen sundimin e profesionistave te shkaterrimit siç jane anglezet e pas 1948 ajo zone eshte gjithmone ne lufte. Izraeli nuk ka asnje te drejte te akzistoje me e duhet te shkaterrohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?