Kosova & Rajoni

OKB/Vuçiç: Qëndrimi i pandryshuar i Greqisë ndaj Pavarësisë së Kosovës, është jetik për Serbinë

24 Shtator 2019, 15:22| Përditesimi: 24 Shtator 2019, 15:24

  • Share

Aleksandar Vuçiç dhe Kyriakos Mitsotakis janë takuar në Nju Jork ku ndodhen në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Presidencës serbe, Vuçiç ka kërkuar nga kryeministri grek Mitsotakis që të mos ndryshojë qëndrim sa i përket pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vuçiç e ka konsideruar jetik për vendin e tij pozicionin e Greqisë për të mos e njohur Republikën e Kosovës.

Presidenti serb e ka njohur kryeministrin Mitsotakis edhe me situatën e krijuar midis Beogradit dhe Prishtinës pas vendimit të Kosovës për të caktuar një taksë 100% për produktet serbe.

Sipas Presidencës serbe ,kryeministri Mitsotakis ka theksuar se mbështet dialogun Prishtinë-Beograd, por vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende Kosovën. Rumania, Spanja, Qipro dhe Sllovakia janë katër shtetet e tjera që mbajnë të njejtin qëndrim.

Komento

Komente

  • Emi: 25/09/2019 18:27

    Keta nuk i pyte kush. Vetum amerika mete njeofte si shtet ke boll.

    Përgjigju
  • Ilir: 24/09/2019 20:04

    Ka ardhur koha e Shqipetareve o qelbesira...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?