Oklahoma - Indiana

Sport

Oklahoma 'prek' titullin kampion në NBA, mposht Indianan në ndeshjen e pestë play-off

17 Qershor, 14:47| Përditesimi: 17 Qershor, 14:49

  • Share

Oklahoma City Thunder mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 120-109 ndaj Indiana Pacers në finalen e pestë të play-off-it në NBA, duke kaluar në avantazh me 3-2 në serinë e takimeve. Kjo ishte hera e parë që Oklahoma kalon në epërsi në këto finale.

Ndeshja e zhvilluar në “Home Court” të Thunder u dominua nga basketbollistët vendas, me Jalen Williams që shënoi 40 pikë dhe Alexander Shai që shtoi 31 pikë dhe 10 asiste. Kjo dyshe ishte përcaktuese për fitoren e Oklahomas.

Nga ana tjetër, Indiana u mbështet në performancën e Pascal Siakam, i cili realizoi 28 pikë, por që nuk mjaftuan për të ndalur Thunder. Indiana kërkon rikthimin e ekuilibrit në sfidën e gjashtë, që do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Me avantazhin aktual, Oklahoma Thunder është vetëm një fitore larg titullit kampion, ndërsa sfida e ardhshme do të jetë vendimtare për Indianan në garën për vijimin e kësaj serie dramatike.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?