Bota

Oklahoma/SHBA, të shtëna në qendrën tregtare, 3 të vdekur

18 Nëntor 2019, 17:13| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 07:58

  • Share

Të paktën tre persona u qëlluan për vdekje në një nga supermarketet Walmart në Duncan, Oklahoma.

Viktimat e të shtënave janë dy burra dhe një grua.

Autori i vrasjeve pasi goditi mbi dy viktimat, qëlloi edhe veten në kokë duke mbetur edhe ai i vdekur. 

Trupat u gjetën pranë një makine në parkingun e rrjetit të supermarketit.

Autoritetet policore ende nuk janë të qartë për motivin e masakrës.

Në 3 gusht të këtij viti, pikërisht në një nga këto supermarkete në El Paso, në Teksas, një supremacist i bardhë vrau 20 persona.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?