Një ekip hulumtues nga Universiteti i Oksfordit ka studiuar politikat e miratuara nga qeveritë e mbi 180 vendeve për të adresuar pandeminë e shkaktuar nga infeksioni i Covid-19, duke zhvilluar një indeks përgjigjeje ndaj Covid-19, bazuar në 17 tregues.
Kosova (rezultati prej 69.44 nga 100) është në krye të listës së masave europiane, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë dy vendet me rezultatin më të keq, 8.33 nga 100.
Shqipëria me rezultatin 53.7 nga 100 pikë maksimalja, renditet para Italisë, Francës, Zvicrës, Holandës, Austrisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë dhe tejkalohet nga Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Ukraina, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Greqia dhe Moldavia
Nga vendet e Bashkimin Europian, Portugalia kryeson me rezultatin e përgjithshëm prej 66.2 /100, ndërsa Estonia dhe Lituania janë në vendin e fundit (19,44 / 100).
Renditja bazohet në
- reagimin e qeverisë
- mbështetja ekonomike që i ofrohet popullatës
- kontrollet dhe masat e ndërmara në sistemin e shëndetit publik
- ashpërsia e masave
Parametri i fundit tregon në mënyrë specifike ashpërsinë e masave të ndërmara nga qeveritë dhe synon të nxisë diskutimin se cilat janë masat më të përshtatshme kundër epidemisë.
Si llogaritet indeksi?
Dr Anna Petherick, bashkëautore e studimit tha se "Për të matur ashpërsinë e masave u morën në konsideratë 9 zëra si mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, kufizimet dhe masat në transporti publik, fushatat informuese apo dhe kufizimet e udhëtimit”, dhe se “Rreth 290 bashkëpunëtorë kanë përditësuar informacionet nga qeveritë apo media dhe i kanë shndërrojnë ato në parametra të koduar që ‘ushqejnë’ indeksin”.
Qëllimi i hulumtimit, thonë autorët, - nuk është matja e efektivitetit të politikave të kontrollit - pasi situatat mund të ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin dhe numri i rasteve të regjistruara varet nga sasia e testimeve të kryera - por "për të dhënë një kontribut për pandeminë”.
Sa më të rrepta të jenë masat, aq më mirë
Studiuesit e Oksfordit, u deklaruan në lidhje me hulumtimin se kombinimi i masave vazhdon të jetë i nevojshëm pasi vetëm në këtë mënyrë do kemi përfitimet më të mëdha shëndetësore. Sipas tyre, të dhënat tregojnë se numri i ulët i vdekjeve të lidhura me Covid është i ndërlidhur me ashpërsinë e masave qeveritare dhe shpejtësinë e zbatimit të tyre.
Masat mund te jene me te mirat ne bote edhe pse kam shume dyshime, por vdekjet per banore nuk jane me te mirat ne bote pasi vdesin nga 5-10 veta ne dite.
PërgjigjuPo ci keni keto, ne kosove gjynaf po vdesin nga 10 ne dite, e shqiperia aty afer, ju thoni nga me te mirat, tallni loqet!
PërgjigjuSi me e pas shkrujt endri fuga kete jo oksfordi
PërgjigjuFanar ndricues ore, buze adriatikut jemi. Tani sa te zgjidhim edhe Bjellorusine e pastaj meremi dhe me Erdoganin dhe Miçon e greqise
PërgjigjuPo nuk jemi mesuar me te mira o Bekim,asnjehere,edhe atehere kur jane vetem fjale pozitive,ne shofim dreqin gjithmone.
Po shume mire te jemi cfare ju prish pune? Apo hiqi nje sy lulit ti heqin dy rames? po pse nuk e doni fare te miren, qofte edhe fjalen? Negativiteti kurre nuk sjell asgje te mire