Oksfordi publikon vendet ku Covid do të godasë më shumë! OBSH: Në vjeshtë vala e dytë e sigurt (VIDEO)

26 Qershor 2020, 11:49| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 16:52

  • Share

Ata që shpresuan se infeksioni I koronavirusit do të zhdukej me vapër dhe verën, ndoshta do të duhet të ndryshojnë mendim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, Covid-19 do të kthehet shumë shpejt dhe në vjeshtë do ta godasë përsëri Europën.

Nëse situata për momentin në kontinentin tonë është duke u përmirësuar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Amerikën e Jugut, e gjendur sot në pikun e pandemisë

Disa studime pajtohen me idenë që, me ardhjen e vjeshtës, do të mbërrijë edhe vala e dytë e frikës së koronavirusit.

Një analize e realizuar nga ‘The Guardian’ bazohet në të dhënat për Covid dhe në një studim të universitetit të Oksfordit mbi mënyrën se si qeveritë në përgjithësi i janë përgjigjur emergjencës shëndetësore dhe në veçanti gjurmimit të rasteve. Kjo analizë tregon se vendet që janë më të rrezikuara nga një valë e dytë shumë e mundshme Covid janë ato që menaxhuan pandeminë në një mënyrë jo shumë efikase.

Situata në Itali dhe Spanjë

Italia dhe Spanja nuk bëjnë pjesë në këtë kategori. Në fakt, të dy vendet pothuajse menjëherë zbatuan rregulla veçanërisht të rrepta për të përmirësuar përhapjen e epidemisë, për shembull, bllokimi dhe rihapja graduale e të gjitha aktiviteteve.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Zvicra janë ndër vendet që kanë miratuar rregulla më pak të rrepta për të frenuar koronavirusin dhe prandaj tani rrezikojnë më shumë. Siç edhe kanë treguar të dhënat e fundit në Gjermani dhe Zvicër niveli I infeksioneve të reja është rritur nga dita në ditë.

Në nëntë vende të tjera, ku pandemia ka goditur më fortë dhe qeveritë i janë përgjigjur më pak ashpër, tani ka një numër në rritje të infeksioneve Covid. Vetëm në tre vende kurba është rrafshuar.

Studimi i Guardian shoqërohet me komunikimin e OBSH-së që paralajmëron rrezikun e një vale të dytë që pritet për në vjeshtë.

Hans Kluge, drejtori rajonal për Europën i Organizatës Botërore të Shëndetit, deklaroi se shumë vende po përjetojnë rritje në kurbën e vales së pare të pandemisë dhe se duhet të përgatitemi për vjeshtën kur Covid-19 do ngatërrohet me gripin sezonal dhe pneumonitë stinore. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?