Okulisti për Report Tv: Syzet e diellit që shiten në rrugë dëmtojnë shikimin (Këshillat)

9 Gusht 2019, 20:17| Përditesimi: 9 Gusht 2019, 20:27

  • Share

Përdorimi i syzeve të diellit që shiten nëpër rrugë dëmtojnë shikimin. Alarmin e japin okulistët të cilët shprehen se përdorimi I tyre dëmton në mënyrë direkte syrin.  Mjeku okulist, Rubin Topi për ReportTv u shpreh  se përdorimi I këtyre syzeve nuk është i rekomandueshëm dhe se  mbajtja e tyre arrin të dëmtojë  retinën.

Është më mirë që pacienti të rri  pa syze dielli fare se sa të marri  syze dielli që janë  jo origjinale dhe pa filtër mbrojtës. Sepse këtu ndodh një fenomen shumë interesant gati gati paradoks i syzeve të diellit jo origjinale. Pse them paradoks?

Pacienti përdor syze origjinale që janë ultra violet mendon që këto syze e mbrojnë nga dielli sepse ja errësojnë pamjen dhe ai mendon se është i qetë, përkundrazi shikoni çfarë ndodh, duke u ulur ndjeshmëria nga drita pupila rri më e zgjeruar duke qenë se këto syze nuk kanë filtër mbrojtës në pjesën e jashtme të xhamit, rrezet ultra violet futen më tepër duke qenë pupila e zgjeruar.

Syzet e diellit duhet të jenë me filtër mbrojtës nuk është e thënë që duhet të jenë shtrenjta mjafton që pacienti të sigurohet që kanë filtër mbrojtës origjinal. Përdorimi për një kohë të gjatë i syzeve të diellit dëmton retinën” tha ai.

 Lidhur me pasojat e rënda që sjell përdorimi i syzeve të diellit që shiten rëndomtë nëpër rrugë, ne kemi pyetur qytetarët se sa në dijeni janë. “Po. Normal që cilësia sjell dhe pamjen jo të qartë, mjegull. Nuk e di po i mbaj se më qetësojnë për momentin" thanë disa prej tyre. Nga ana tjetër mjekët  këshillojnë se përpara se të  blejmë një palë syze duhet të konsultohemi fillimisht me një mjek okulist.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?