E ftuar në mëngjes në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ishte Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave të okultit, e cila foli për magjinë e zezë dhe për shkencat e okultit.
”Ka disa lloje magjish që njerëzit i njohin mirë, por janë me ngjyra të ndryshme” e nis kështu rrëfimin Pranvera, studiuesja e Okultit. ”Magjia e zezë bëhet nga njerëz që duan t’i bëjnë keq një personi tjetër, kurse magjia e bardhë është kur duan t’i bëjnë mirë një njeriu” tha me pas studiuesja.
Referuar ngjyrës së kuqe, Pranvera tha se është magjia që ndjen një njeri kur bie në dashuri dhe se kjo është e vetmja formë për të prishur dhe magjinë e zezë, pra të biesh në dashuri” tha okultisja.
Por cilat janë shenjat që mund të ketë një person që i është bërë magji? Sipas studiueses, kjo dallohet nga mungesa e energjisë që dallohet tek njerëzit që janë si të fikur apo pa një shpjegim logjik apo mjekësor për gjendjen e tyre jo të mirë.
“Kam patur rastin e një vajze e cila nga ana mjekësore ishte shumë e shëndetshme, por gjëndja e saj ishte si e plogësht dhe e fikur, pa asnjë shpjegim logjik” u shpreh Pranvera Xhafa.
”Energjia është thelbi i çdo gjëje, nëse një njeri është i vemendshëm ndaj energjisë, atëherë mund të dallohet lehtë forma e magjisë që i është bërë” theksoi Pranvera.
”Prej disa kohësh njeriu nuk është më i zoti i vetes, por kontrollohet nga disa entitete energjie që nuk dua t’ja përmend as emrin” shtoi ajo në fund të bisedës, duke mos harruar të përmend që forca dhe madhësia e dashurisë si ndjesi, mund të prishi çdo formë jo të mirë energjie që i bëjnë njerëzit, njerëzve të tjerë.
Her pas here me ngjan sikur me terheqin bluzen floket dhe sikur me kalojn njerez afer dhe kurrizin sikur me laget Cfar mund te jet ne dikush e di te me kthej pergjigje
Përgjigjueshte shpirt qe te ndjek duhet me e largu