Okultisti Jofiel Koço: Ja parashikimet e mia për vitin 2024 dhe në çfarë faze po futet bota

15 Dhjetor 2023, 14:43| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 15:48

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte studiuesi i okultit dhe numerologu Jofiel Koço, i cili bëri parashikimet e tij për vitin 2024.

”Së pari viti 2024 konsiderohet si viti i ndryshimeve, sikurse është pjesë e dekadës së ndryshimeve në botë në shkallë globale” tha Jofieli në fillim të bisedës, duke shtuar se shumatorja e vitit 2024 është numri 8, çka do të thotë se ky do të jetë viti i familjes.

”Do të jemi shumë të lidhur me jetën familjare, pasi bota po reflekton se ka ardhur momenti” shtoi Jofieli, ndërsa nënvizoi se viti që vjen do të jetë dhe viti i marrëveshjeve dhe kontratave midis njerëzve, që do të thotë se do të ketë shumë ndryshime, sikurse mund t’a konsiderojmë si viti i dialogut, sidomos gazetaria që sipas Jofielit mund të quhet dhe viti i gazetarisë.

Por cilat janë disa pika që do të jenë tema në vitin 2024? Sipas studiuesit ky vit do të ketë zhvillime në fushën e ekonomisë dhe sektorin bankar.

”Pritet që puna online të zgjerohet, kjo dhe falë inteligjencës artificiale, duke eliminuar shumë paratë “cash”, duke zgjeruar shumë rolin e parave elektronike” tha studiuesi, duke shtuar se këto ndryshime do të ndodhin deri në vitin 2030, ndërsa më pas bota do të futet në një fazë tjetër. Së dyti, paraja do të zhduket fare, çdo gjë do të blihet vetëm me telefona me barkode apo me monedha virtuale, gjë që do të bëjë që transaksionet të bëhen vetëm me një enter. Në aspektin gjeopolitik, viti 2024 do të krijojë aleanca të reja. ”Ka nisur një përplase e alencave të grupit G7, të perëndimit me G8, ku janë aleancat lindore, pra po synohet të merret froni i perëndimit nga lindja” tha Jofieli.

Në fund studiuesi foli për inxhinierinë sociale që nënkupton ndryshimet që do të nisin me individin, familjen dhe komplet shoqërinë, duke patur skema të caktuara më interesa ekonomike dhe territoriale.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?