Olen Cesari sot në Tiranë, nesër surpriza e spektaklit te Liqeni

29 Maj 2018, 07:50| Përditesimi: 29 Maj 2018, 16:52

  • Share

Olen Cesari do të vijë sot në Tiranë. Kështu ka pohuar violinisti me famë boterore për “Shqiptarja.com” ,duke konfirmuar edhe njëherë se do t’i bashkohet përurimit që do t’i bëhet Teatrit të Liqenit Artificial Të Tiranës më 30 maj. Ndërsa përurimi do të bëhet nga krybashkiaku Erjon Veliaj, Bashkia e Tiranës njofton se bëhet fjalë për surprizat e një spektakli fantastik. 

Festa fillon më 30 Maj nën tingujt e Olen Cesarit për t’i për t’i lënë vendin një sërë aktivitetesh gjatë stinës së verës, njofton Bashkia . Në ditën e përurimit do të ketë Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.

“Teatri i  LiqeniT Artificial të Tiranës do të hapet më 30 maj duke sjellë surprizat e spektaklit fantastik, që do organizojë Bashkia. Rikonstruksioni i Amfiteatrit te Liqeni Artificial është drejt përfundimit dhe do të jetë sipas të gjitha parametrave moderne europiane.”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.  

Po ashtu bëhet e ditur se nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit. Pas rikthimit në identitetin e merituar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë dorën e  fundit dhe detajeve duke sistemuar terrenin për bimësinë e re rreth Amfiteatrit të Tiranës, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Kush është Olen Cesari?
-Olen Çezari është nga ata artistë qw shkëlqeu nw skenë qw nw moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, qytetin ku lindi. Ishte ende foshnje dhe Shqipëria me gjithë hallet e saj, nuk e la pa e vënë re gjeniun e vogël. Në moshën 10-vjeçare e mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi këtë ai ishte i vetmi fëmijë mes studentëve 24-vjeçarë që korrte sfidat në Institutin e Lartë të Arteve.

Shteti e dërgoi në Romë dhe Italia priti në bankat e shkolis së saj "Paganinin e Ri", virtuozin e jashtëzakonshëm shqiptar.  Pavavrwisht suksesit tw madh qw e nodqi mw pas nw skenat botwrore, gjenialiteti, thjeshtësia e dashuria për vendlindjen gjen shprehje në çdo koncert apo performancë të Olen Cesarit. Oleni dhe violina e tij, si interpretues e kompozitor, është konsideruar nga këngëtari italian Lucio Dalla si një nga muzikantët më të mirë në botë.

Ai ka bashkëpunuar me yje të muzikës internacionale, si: Bob Dylan, Lenny Kravitz, Maroon 5, Sheryl Croë, Zuchero, Claudio Baglioni, Franco Califano, Anna Oxa, Lucio Dalla, Sergio Cameriere e shumë të tjerë. Suksesin e tij e sheh si fryt të sakrificave të shumta, dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe për një njeri i cili e do me mish e me shpirt suksesin.

Mbërriti në Romë mjaft i ri, në moshën 17-vjeçare. U diplomua  në Akademinë “Santa Cecilia”, duke shënuar në historinë e konservatorit roman rekordin e violinistit më të ri të diplomuar. “Kam ardhur në Romë adoleshent, isha vetëm një djalosh katërmbëdhjetë vjeçar. Jam rritur këtu, jam formuar profesionalisht, kam jetuar një pjesë të mirë të jetës sime e vazhdoj të jetoj. E quaj veten një Durrsak Romak”, ka deklaruar ai. Olen Cesari vitet e fundit ka ardhur shpesh me koncerte nw Shqipëri. Koncerti më i fundit është ai që dha në prill të 2018-ës në Pallatin e Kongreseseve në Tiranë, ku mbajti publikun të entuziazmuar nga tingujt e violinës së tij për gati tre orë rresht.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?