Olena Zelenska bën thirrje për një gjykatë speciale: Ne kemi nevojë për drejtësi

29 Nëntor 2022, 17:16| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 17:13

  • Share

1669195108_Zelenska.PNG

Në një fjalim historik para deputetëve britanikë në Westminster në Britani, zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar të ndihmojë në vendosjen e drejtësisë për Ukrainën. 

Ajo tha: "Fitorja nuk është e vetmja gjë që na duhet, ne kemi nevojë për drejtësi".

Duke i bërë jehonë komenteve të kryeparlamentarit Lindsay Hoyle, ajo krahason konfliktin aktual me Luftën e Dytë Botërore dhe thotë se sirenat e dëgjuara anembanë Ukrainës janë "identike me ato të dëgjuara nga brezat britanikë që nuk u dorëzuan, dhe ne nuk do të dorëzohemi", raportojnë mediat e huaja.

Ajo tha se do të ishte e paimagjinueshme që nazistët të mos ishin përballur me drejtësinë pas luftës, kështu që e njëjta gjë duhet bërë edhe për Rusinë. 

Olena Zelenska i kërkon Britanisë të ndihmojë në ngritjen e një "gjykate speciale" kundër Rusisë për ta mbajtur atë "përgjegjëse për krimin e luftës dhe terrorit". Ajo deklaroi se Britania mund të bëhet një lider botëror për këtë çështje. 

Duke përshkruar ndërprerjet e fundit të energjisë me të cilat u përball Ukraina, ajo thotë se kirurgët u lanë duke kryer operacione në errësirë, shërbimet e transportit u ndalën dhe komunikimi u bë i vështirë.

Ajo përshkruan gjithashtu akte të tmerrshme të dhunës seksuale të dyshuara të kryera nga trupat ruse, duke përfshirë përdhunimin e një vajze katërvjeçare.  

Në Kherson, Zelenska tha se forcat ruse janë ende duke kryer "sulme të planifikuara, mizore" ndaj civilëve, shkollave dhe spitaleve, duke shtuar se këto urdhra do të kishin ardhur nga udhëheqja e lartë ruse. 

Ajo tha se 200,000 km të Ukrainës mbeten të mbuluara me mina dhe municione të pashpërthyera të lëna pas nga trupat ruse. Teksa përfundon fjalimin e saj, deputetët, mes të cilëve ishte edhe ish-kryeministri Boris Johnson, janë ngritur në këmbë duke duartrokitur.


Lajmi kryesor:

Lufta, Kievi: 84 raketa ruse po hyjnë nga Deti i Zi në Mesdhe! Senati tërheq amendamentin që zgjati dërgesën e armëve në Kiev me një vit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?