Në një konferencë të martën, Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska u bëri thirrje punëtorëve të teknologjisë nga e gjithë bota të krijojnë risi për të ndaluar Rusinë dhe për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve në vendin e saj të shkatërruar nga lufta.
"Distopitë për të cilat lexojmë në romanet fantastiko-shkencore janë shumë më afër se sa mendoni", tha Zelenska në konferencën më të madhe të teknologjisë në Evropë, Samitit të Uebit të Lisbonës, teksa shfaqi një video të pasojave të një Sulm me dron në Kiev.
Rusia e vë teknologjinë në shërbim të terrorit. Duke e përshkruar teknologjinë si një "fushë beteje" në pushtimin rus të Ukrainës, Zelenska tha se pajisjet teknologjike si dronët dhe raketat po përdoreshin për "vrasjen e njerëzve", jo për t'i shpëtuar ata.
Ndërsa disa njerëz të cilët ishin të pranishëm mbanin flamuj ukrainas, Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, u kërkoi të pranishmëve të gjenin ide për të "ndaluar terrorin dhe për të shpëtuar njerëzit".
"Ju mund të na ndihmoni të ndalojmë zgjerimin e listës së viktimave të terrorizmit. Unë besoj se një teknologji e tillë është e ardhmja, nëse nuk është, thjeshtë nuk do të ketë një të ardhme për të parë përpara”, tha ajo.
Forcat ruse hynë në Ukrainë në shkurt në atë që Moska e quan një "operacion special ushtarak" për të eliminuar nacionalistët e rrezikshëm dhe për të mbrojtur rusishtfolësit. Kievi e quan veprimin ushtarak të Moskës një rrëmbim toke imperialiste të paprovokuar. Konflikti ka vrarë mijëra, ka zhvendosur miliona dhe ka rihapur divizionet e kohës së Luftës së Ftohtë.
"Rusia po sulmon termocentralet tona, ka ndërprerje kudo në vend, tani dhe në ditët në vijim, ne nuk kemi energji elektrike, jemi pa internet për orë të tëra", tha Zelenska.
Ajo tha se vendi i saj nuk ishte më në gjendje të investonte në teknologjinë e lartë në vende të tilla si shkolla, sepse në vend të kësaj duhet të blejë gjeneratorë.
Më shumë se 70 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në samitin, i cili filloi të martën dhe do të shfaqë mbi 900 folës duke filluar nga nënkryetari i Microsoft Corp, Brad Smith, tek Changpeng Zhao, themeluesi i shkëmbimit të kriptmonedhave Binance.
Shefi i Web Summit, Paddy Cosgrave, i tha agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se 59 start-ups ukrainas do të merrnin pjesë në ngjarje. Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri i Ukrainës, i cili gjithashtu drejton ministrinë e transformimit dixhital, ka njoftuar se në një moment të dytë do të flasë rreth kësaj çështjje.
Lajmi kryesor:
Moska rifillon marrëveshjen për eksportin e grurit! Media amerikane: Nafta ruse i shmang sanksionet e SHBA përmes rafinerisë italiane Lukoil
S.S/ReportTv.al