OFL godet sërish në Tiranë dhe Durrës, u kërkon të justifikojnë pasuritë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit

12 Shkurt 2020, 11:02| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 18:14

  • Share

TIRANË- Operacioni i  Forca e Ligjit ka goditur sërish në Tiranë dhe Durrës!  Dritan Dajti në Tiranë dhe Xhevdet Troplini në Durrës janë vendosur në shenjestrën e OFL-së, ku ditën e sotme u është dërguar formulari për të justifikuar dhe deklaruar burimin e të ardhurave të tyre.

Ky është rasti i dytë, pas Emiljano Shullazit që formulari i OFL-së, në zbatim të aktit normativ "Anti KÇK", i dërgoi një personi i cili ndodhet aktualisht në burg, siç është Dritan Dajti. Dajti është një emër shumë i njohur në botën e krimit, ai autorë i vrasjes së 4 policëve në Durrës më 7 gusht të vitit 2009 gjatë arrestimit të tij. Ai është në burg i dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake", "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Nga ana tjetër, një emër jo pak i njohur është edhe Xhevdet Troplini në Durrës, të cilit ditën e djeshme iu sekuestrua makina e blinduar tip 'Jeep'. Troplini, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në 2006. Troplini njihet ndryshe me pseudonimin "Poja", në pronësi të së cilit janë disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Collaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajsia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi. Sipas QKR, Xhevdet Troplini rezulton se është ortak në kompaninë “Ovvital”, që merret me rritjen e shpendëve për prodhim vezësh dhe mishi dhe tregtimi i tyre brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se është aksioner në një shoqëri të quajtur “EUROMAG”, ku bëjnë pjesë dhjetëra persona të tjerë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më tej, auto-deklaratën dhe dosjen me verifikimet e kryera ndaj tyre, ia dorëzojnë SPAK-ut, me kërkesën për sekuestro të pasurive nga burime të dyshimta. SPAK ka 15 ditë kohë për shqyrtim dhe për ta dërguar pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila merr ose jo vendimin për sekuestro.

Njoftimi i plotë
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: 

- D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake", "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës";
- Xh. T, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Ora 12:25
Kush është Xhevdet Troplini që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë...i arrestuar për trafik ndërkombëtar të drogës

Xhevdet Troplini, është subjekti tjetër që OFL i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave, pas dyshimeve se i  ngritur nga aktiviteti i tij kriminal. Po kush është Xhevdet Troplini?

Troplini u arrestua për trafik droge në vitin 2006. Dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve. 40-vjeçari akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës. Tre dite para arrestimit të Troplinit në 2006, disa bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në Bari, me një sasi prej rreth 20 kg. heroine. Droga kalonte nga Turqia, Shqipëria dhe më pas, në Itali.

Ora 11:10
Kush është Dritan Dajti, që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë...nga vrasja e katër policëve te arratisja spektakolare nga gjykata

Kush është Dritan Dajti
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes.

Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Arratisja spektakolare nga gjykata
Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Qwndroi 6 vite nw arrati.

Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim, ndërsa seancat në ngarkim të tij janë zvarritur vazhdimisht. Teksa ka kaluar 10 vite në qeli që prej arrestimit nga policia për vrasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta arrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë pas hekurave edhe rreth 10 vite burg. Kjo pasi qëndrimi në paraburgim përllogaritet një ditë e gjysmë, dhe vetëm në momentin kur dënimi merr formë të prerë nga gjykata qëndrimi në qeli merr përllogaritje standarde. 

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë. Ndaj tij nuk ka një vendim final nga drejtësia finale. Pretendon se ka reaguar se po mendonin që kanë dashur që ta ekzekutonin, se thoshte më kanë qëlluar të parët. Së fundmi, arriti të shmangë burgimin e përjetshëm për shkak të legjislacionit shqiptar, duke përfituar gjykimin e shkurtuar.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I forti: 12/02/2020 23:00

    Edhe un kam biciklet të blindume po ska ca m'bo KCK se jom i fort.

    Përgjigju
  • Of course: 12/02/2020 18:28

    Troplini vje mbas avdylve komplet qarku dursi ata jan te paret pastaj vjen luli po çamet e shijaku jan super koksat e qarkut si per gango si per lek ajo dihet boterisht

    Përgjigju
    • Cami: 13/02/2020 00:25

      Kush eshte merimanga zeze ne fier renatoja?

    • eri: 12/02/2020 23:28

      merimanga zez. ben qimja apo renato cami ??

    • Meqe pyete: 12/02/2020 22:11

      Avdylet jan ne nr shum te madh lenti me lulin sbehen me se lenti la motren e vogel te lulit plus qe avdylet kan qen jasht luli brenda avdylet 1vit e pak kan brenda luli i beri fizikisht 10 vite burg ata ishin jasht hasmeri nj paten e mbyten hasmin kan dhe miqesi te madhe me mirimangen e zez ne fier me lakan e tyre keshtu thon . Mirimange zez esht nj person qe ben ter fierin te dridhet nuk numerohen vrasjet qe ka i ka ber si burr si eshum eshum te tjera pas esht mit as nj dit burg

    • Kot me pyet: 12/02/2020 19:45

      Une e dija qe grupi lulit komandon bashke me lentin. Pastaj vine avdylt e te tjere me rradhe.

  • Dashi: 12/02/2020 16:34

    Po lulit ne durres pse nuk ja sekuestrun bmw e blindume apo eshte me gangster luli? Ai qe mcifet mas motres dhe bon lepurushin dhe qe jeton me pensione eshte penthym jo i fort. OFL mos mbaj me hater po tja mori makinen tgjithve jo ca po dhe ca jo.

    Përgjigju
    • Per ty: 12/02/2020 17:53

      O dashi po luli sot per sot komandon ne durres dhe ne disa vende te tjera. Nuk Kan ca I bejne. Eshte shume i fuqishem plus qe e Kane te gjithe frike.

  • Ofl: 12/02/2020 13:15

    Sot per sot troplini ben ligjin ne durres

    Përgjigju
    • Kuriozi: 12/02/2020 17:20

      Ca thua. Me te vertete? Nga eshte se nuk è kam degjuar. Nga durresi apo shijaku? Po durresi ka plot te tjere me emra si hasant, lul berisha, dervishi, haxhia e te tjere. Cne ky me I forti? Ka bere vrasje ky se nuk e kam degjuar asnjehere.

  • Durrsaku: 12/02/2020 11:17

    Ne fakt Shkelqim Troplini vllai Xhodes ka qen dhe deputet i PS legjilaturen e kalume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?