Oligarkët e miellit sfidojnë për herë të dytë  ‘Konkurrencën’, ishin nën monitorim kur rritën çmimin deri në 50% pas luftës në Ukrainë! A do t’i shpëtojnë sërish ndëshkimit?

12 Mars 2022, 16:13| Përditesimi: 12 Mars 2022, 16:18

  • Share

Çmimi i bukës u rrit në mënyrë të menjëhershme dhe të dyshimtë me 20-40 lekë ose deri në 50 %, pas luftës në Ukrainë, duke rënduar mijëra familje shqiptare. Nga 80 lekë që ishte, një bukë në Lezhë dhe Tiranë u shit deri në 120 lekë ose rreth 1.2 USD. Disa furrtarë thanë për Report Tv se çmimi i bukës është rritur si pasojë e rritjes së çmimit të miellit nga pikat e shumicës, të cilat janë të ndërvarura nga disa oligarkë që kontrollojnë tregun e miellit në Shqipëri. Dhe në fakt rritja e çmimit të bukës reflekton ekzaktësisht rritjen e çmimit të miellit në mënyrë të dyshimtë.

Kjo është rrija e dytë dhe më e madhe e miellit dhe bukës gjatë viteve të fundit. Në vitit 2019, çmimi i miellit dhe për pasojë e bukës u rrit me mbi 10 %. Lëvizja e çmimi angazhoi Autoritetin e Konkurrencës, i cili nisi një hetim përmes Komisionit të Konkurrencës mbi tregun e importit të grurit, si dhe importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit për kompanitë Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills, për periudhën 2017-2019.  

Në përfundim të hetimit, Komisioni i Konkurrencës, arriti në konkluzionin se kompanitë Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills, kishin arritur një marrëveshje të pashkruar me njëra-tjetrën duke fiksuar çmimet e shitjes se miellit dhe kontrolluar tregun e miellit, në shkelje të konkurrencës.

Sekretariati i Autoritetin e Konkurrencës, që funksion si prokurori, propozoi ndëshkimin e kompanive me 5 milionë euro gjobë. Në 29 shtator 2021, 5 anëtarë të Autoritetit të Konkurrencës me votë unanime kanë pranuar shkeljet që 5 kompani të importit dhe përpunimit të grupit kanë bërë duke monopolizuar tregun dhe duke përcaktuar në bllok çmimin. Por, çuditërisht, 3 anëtarë janë tërhequr nga vendosja e gjobës 5 milionë euro. Denar Biba, sot kryetar, Adriana Berberi dhe Leida Matja votuan kundër gjobitjes së oligarkëve të miellit me 5 milionë euro. Juliana Latifi dhe Eduard Ypit kanë votuar pro.

Për këtë çështje, Komisioni i Ekonomisë në Kuvend zhvilloi një seancës dëgjimore me anëtarët e Komisionit të Konkurrencës në 9 shkurt 2022. Duke justifikuar votën e tij kundër gjobës ndaj oligarkëve të miellit për rritjen e çmimit në 2019, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba tha në seancë dëgjimore se nuk ishte i bindur dhe se nuk kishte prova për një marrëveshje të fshehtë mes oligarkëve të miellit për fiksimin e çmimit.

Në këtë mbledhje, Biba tha se vendimi i shtatorit 2021 për të shpëtuar kompanitë nga gjoba nuk është vendimtar pasi procesi është në dinamikë dhe se kompanitë e miellit ishin nën monitorim. Por, vetëm 4 javë pasi kreu i Autoritetin e Konkurrencës mbrojti vendimmarrjen për të mos ndëshkuar oligarkët e miellit, edhe pse raporti i hetimit provoi abuzimin, oligarkët rritën çmimin e miellit, tashmë jo me 10 % si në 2019, por deri në 50 %.

Mbetet për t’u parë nëse Autoriteti i Konkurrencës do të nisë një hetim tjetër të thelluar rritjen e çmimit të miellit dhe bukës, dhe nëse po, a do t’i shpëtojnë sërish oligarkët e miellit ndëshkimit ligjor.

Po kush qëndron pas kompanive që kontrollojnë tregun e millit dhe që i shpëtuar gjobës 5 milionë euro në shtator 2021? Agro Blend SHPK është në pronësi të Fiqiri Ismailit, ish kryetar i Bashkisë së Vorës, i propozuar nga PD. Në kompaninë ‘Bloja’ kanë mbi 90 % të aksioneve Agron Haxhiymeri dhe Fuad Haxhiymeri. Miell Tirana SHA është në pronësi të Saimir Stërmillit dhe Alush Hoxhës. Ndërsa Dimitrios Thomoglou është pronar i kompanisë Atlas SHA. Atlas Mills SHPK është në pronësi të kompanisë ‘Besniku’, e cila është në pronësi të Dervish Domit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 12/03/2022 22:11

    Po cfare monitorimi ...ajo ishte per te lare gojen. Klsh duhet te pasia ne prokurori autoritetin e konkurences per abuzim me detyren. Duke shkaktuar pasoja te renda mbi qytetaret. Te gjith drejtoret zgjidhen nga partia. Asnje me konkurs sic u tha. Pastrueset dhe specialistet duhet te bejne konkurs per ne pune. Reforma ne administrate zhduk keto por ska b.. asnje qeveri ta bej Protestuesit po te kerkojne reformen ne administrate do jete dicka e do dridhet qeveria. Se kjo i zgjidh te gjitha.

    Përgjigju
  • Latif: 12/03/2022 18:57

    Dolen me vendim ata mjeshtrat, do shtyjne monitorimin e tregut nje vit, keshtu tha Degari

    Përgjigju
  • s'ka problem: 12/03/2022 17:06

    Sa te kene bibilushin dhe ate gjatushin top tu behet se rruajne per fjalen shtet

    Përgjigju
  • Daje Hasani: 12/03/2022 17:00

    I kane topet e medha ata prandaj nuk u ben syri terr atyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?