Politikë

Oliver Varhelyi prezanton Metodologjisë së Re të Zgjerimit të BE-së

11 Dhjetor 2019, 16:13| Përditesimi: 11 Dhjetor 2019, 16:33

  • Share

Oliver Varhelyi, Komisioneri europian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë në BE ka paraqitur sot linjat kryesore të Metodologjisë së Re të Zgjerimit të BE-së.

Procesi i negociatave me Bashkimin Europian do mbetet i mbështetur në katër kritere kryesore: Besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe lidershiip politik.

“Së pari bëhet fjalë për besueshmërinë. Zgjerimi duhet të jetë i besueshëm për shtetet anëtare dhe instiutucionet europiane nga njëra anë dhe i besueshëm për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Më të besueshëm do të thotë edhe që të jetë më i parashikueshëm si proces si për shtetet anëtare ashtu edhe shtetet në procesin e anëtarësimit. Procesi duhet të jetë edhe dinamik. Elementi i katërt është lidershipi politik që do të duhet të jetë prezent në të gjithë procesin e zgjerimit”, - tha Oliver Varhelyi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?