Dokumenti që tregon se shpenzimet i pagoi 'OMA'

Politikë

Veliaj: Shpenzimet në Roterdam m'i pagoi shtëpia e Arkitekturës ‘OMA’, jo Fatmir Bektashi! Xoxa nuk ishte! Si 'korruptohet' kryetari i bashkisë më të madhe në vend me një udhëtim?!

28 Shkurt, 12:01| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:21

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej më shumë se dy javësh nga SPAK, ka reaguar sërish në Facebook, duk eu ndalur në të tjera detaje të dosjes hetimore. Sa i takon akuzave së SPAK se biznesmeni Fatmir Bektashi i ka paguar shpenzimet për një udhëtim në Roterdam në 2016 bashkë me bashkëshorten, Veliaj i hedh poshtë duke thënë se nuk janë të vërteta.

Përmes një dokumenti që ka publikuar në Facebook, Veliaj thotë se në Roterdam ka shkuar me ftesë të kompanisë OMA - Office of Metropolitan Architecture - shtëpia më e madhe e Arkitekturës, e cila i ka paguar dhe shpenzimet. Veliaj mohon që në këtë vizitë të ketë qenë edhe bashkëshortja e tij Xoxa.

Ndërsa thotë se vetëm një prokuror ndërtues që kërkon favore si Dado mund të mendojë se kryetari i bashkisë më të madhe në vend mund të korruptohet me një udhëtim.

Erjon Veliaj ankohet se prokurori Ols Dado, nuk po e lejon të takohet me askënd, madje nuk janë miratuar as kërkesat e drejtuesve fetarë të kulteve, që prej ditësh kërkojnë takime me mua.

Postimi i Plotë i Erion Veliajt

“Përshëndetje me mall të gjithëve,

Është ora 06:30 e mëngjesit dhe nuk jam zgjuar, si gjithmonë, për të ndjekur herët punët e Tiranës, por për kontrollin e mëngjesit nga gardianët e sjellshëm, të cilët njoftojnë, në çdo birucë, të paraburgosurit për takimet e ditës. Por, si çdo ditë, mua më thonë se nuk ka ardhur asnjë miratim nga Ols Dado, madje nuk janë miratuar as kërkesat e drejtuesve fetarë të kulteve, që prej ditësh kërkojnë takime me mua.

Nuk kam fjalë! Zot, fali ata, se nuk dinë ç’bëjnë!

Por, me Zotin para, nuk do rresht asnjë ditë pa çmontuar çdo sajesë në këtë kurth banal, të paparë që nga viti 1991!

Me këto postime kam provuar me fakte se çdo akuzë në lidhje me bizneset, të cilat gjithashtu po shantazhohen e persekutohen nga ndërtuesi i pangopur, është e ulët, e pavërtetë dhe e ligë!

Sqarova se banoj tek apartamenti ynë te Kodra e Diellit PËRPARA se të bëhesha ministër e kryebashkiak; provova se Fusha ka punuar në Tiranë për pastrimin e Sheshin me të paktën 3 kryetarë bashkie dhe NUK E KRIJOVA unë; vërtetova se Palushin as e kam njohur, as nuk e kam takuar, meqë paska marrë online një leje shtëpie në katund; dhe tani po sqaroj edhe sajesën e fundit, se më paska çuar në Roterdam në 2016, bashkë me gruan, zhvilluesi Fatmir Bektashi.

1. Në Roterdam kam shkuar me ftesë dhe shpenzime të mbuluara (shih foton e dokumentit origjinal të kohës në foto-album) nga OMA - Office of Metropolitan Architecture - shtëpia më e madhe e Arkitekturës, e themeluar nga Rem Koolhaas dhe Reinier de Graaf. Nga kjo shtëpi kanë dalë edhe arkitektët Ëiny Maas i Piramidës, që e duam të gjithë, edhe Bjarke Ingels i Teatrit, që do e duan të gjithë. Kam shkuar në Roterdam, ashtu siç shkon Ols Dado jashtë vendit, me shpenzime të paguara nga ekspertë të huaj ligjorë. Vetëm një prokuror ndërtues që kërkon favore mund të mendojë se kryetari i Bashkisë më të madhe në vend “korruptohet” me një udhëtim jashtë vendit për të dhënë leje pallatesh!

2. Gruaja ime NUK ka qenë në atë udhëtim, jam shoqëruar nga drejtori i Urbanistikës në atë kohë; pra, ishte udhëtim pune, jo qejfi. Madje, ime shoqe NUK ka qenë kurrë në Roterdam, as për punë, as për pushime. Po kështu është kur akuzat bëhen me thashetheme rrugësh dhe ato i drejton Ols Dado me llogje telefonash të grabitura nga mbi 10 gra të botës, ku si pervers lidh kekun me byrekun dhe bëhet lolo, jo vetëm i SPAK-ut, por gajas gjithë Tiranën!

3. Dhe së treti, Po, me OMA dhe me dhjetëra studio të tjera kam vazhduar një traditë të konsoliduar që nga Edi Rama në Bashkinë e Tiranës, që edhe projektet private, të cilat marrin sipas ligjit lejen e metrat që u takojnë, të jenë estetike dhe me shije. Olsi, ky “budalla i dobishëm”, duhet ta dinte ose të pyeste, që edhe pse pallatet janë private, fasada është e qytetit, e bashkisë dhe e bashkëpronësisë. Se ndryshe, si i tarifon bashkia reklamat që vendosen nëpër ballkonet e pallateve të shëmtuara të viteve ’90? Në të kundërt do i tarifonte pronari, o Sherlock Holmes i mbetur në tentativë! I mbetur edhe në klasë, thonë, se mbërriti edhe në burg ajo dëftesa me 5-a i “ajkës” së prokurorisë me pallate dhe letra anonime.

Në fund, unë jo vetëm nuk kompleksohem të bisedoj me arkitektët e huaj, si këta që kur replikojnë duhet t’ua mbajë dorën ambasada, se janë ende inferiorë e s’dinë të bëjnë debat me argumenta, përkundrazi, e kam bërë me qindra herë me krenari “krimin” e të biseduarit si mund ta bëjmë më të bukur dhe estetikisht moderne Tiranën tonë.

Projekti i fundit për Bllokun Pedonal, është fryt i këtyre bisedave me arkitektët e Ëalk 21. Ndryshe nuk do kishim fituar Çmimim e Parë në Europë në 2018 për Sheshin Skënderbej, në 2019 për Pazarin e Ri, në 2020 për Parkun e Liqenit apo atë për shkollën “Servete Maçi”.

Ju dhashë provat e akuzës së fundit - kush ka sy t’i shohë, kush ka veshë le t’i dëgjojë. Në thertoren e Bani Dados s’kish as sy, as veshë, veç skërmitje.

Kush do të më shohë keq për sportin e pistë të politikës së ditës, thjesht tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë rresht në Tiranë, me votë, jo me kurthe anonime, e që do ua bëjmë 8 me 2 (dyshin e them për batutë, se do dalë 8 me 0) në 11 Maj, së bashku me ata që e duan qytetin, vendin, Europën, dhe të bukurën në jetën tonë.
Mirësi dhe dashuri,

EV.”.

Dokumenti i publikuar nga Veliaj ku tregohet që shpenzimet i pagoi OMA për vizitën në Roterdam

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 28/02/2025 14:56

    Ore mos e ulni pazzarin. Smjafton vetem udhetimi jashte per te marre leje ndertimi. Provoje a ke sukses pa derdh 100 apo 200 mije euro. Ketu ka te drejte Veliaj

    Përgjigju
  • Alban: 28/02/2025 13:18

    Per nje gje Veliaj ka te drejte te habitet. Si merret SPAK me gjera kaq te vogla kur bemat e tij jane gjigande.

    Përgjigju
  • Njai: 28/02/2025 13:08

    Eshte mire qe keto fakte te dalin ne publik sepse vertetojne per nje gjyq te montuar mbi baza te rreme dhe qe padyshim do paraqiten ne gjykate! Eshte e qarte kjo ofensive per ti ardhur ne ndihme kenetes por sqarimi hap pas hapi I akuzave kthjellon qeĺimin ogurzi te atyre qe e inskenuan!

    Përgjigju
  • Genti: 28/02/2025 12:24

    ky zoteria a e di qe argumentet jepen ne gjykate dhe jo gazetave???

    Përgjigju
    • Ilir: 28/02/2025 13:08

      Po ate po thote rama, kur jepet mase sigurie nuk shifen dokumentat apo provat e pales mbrojtese(ndryshe duheshin muaj qe te vendosej masa). Pra gjyqtari vendos vetem mbi ato qe dergon prokurori. Prandaj cilesohet pa gjyq, te vertetohen keto do kohe dhe gjyqi merr kohe. Nejse tashti u kuptua qe pas zgjedhjeve sdo kete me massa me burg, perjashto krimet e renda dhe kapja ne flagrance...sic eshte ne gjithe boten e civilizuar

  • Mondi: 28/02/2025 12:20

    Na cave ate gjene. Mbylle gojen dhe pergjigju me fakte gjykates. Tirana ka qene para se ti te lindje dhe do te jete edhe kur ti te mos jesh me. Kjo qe po ben quhet marrezi e madheshtise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?